Cikli i dytë i masterit, universitetet shtyjnë afatin e regjistrimeve

563
Pas Ekonomikut, edhe fakultetet e tjera të Universitetit të Tiranës, Universiteti i Mjekësisë, Politekniku dhe disa universitete private kanë shtyrë afatin e aplikimeve për të ndjekur ciklin e dytë të studimeve, master profesional dhe shkencor.
Në kuadër të autonomisë universitare, liri veprimi që ia njeh ligji i arsimit të lartë, universitetet i kanë dhënë studentëve më shumë kohë në dispozicion edhe për transferimet e këtij cikli. Sipas drejtuesve të fakulteteteve, kjo shtyrje vlen vetëm për studimet e nivelit master brenda të njëjtit program studimi, ose në një program të ngjashëm.
Të drejtën për të riaplikuar në përputhje me mesataren dhe rezultatet e vitit të parë të studimit e kanë edhe studentët e rretheve, të cilët për arsye të ndryshme duan t’i ndjekin studimet në Tiranë.
Me kërkesë të dekanateve, senatet kanë miratuar shtyrjen e aplikimeve për ciklin e dytë të studimeve pa afat, deri në plotësimin e kuotave. Me hyrjen në fuqi të ligjit të arsimit të lartë, universitetet gjithashtu i kanë përcaktuar vetë kuotat e pranimeve.
Formula që kanë zgjedhur është jo më kuota fikse, por kuota që përcaktohen sipas vendeve që lirohen nga studentët. Sipas të dhënave nga fakultetet, Ekonomiku parashikon përmbushjen e 250 kuotave, nisur nga aplikimet për çregjistrim të studentëve. Politekniku 150, Mjekësia 80, Drejtësia 70, Shkencat Sociale 100.
Sigal