Çifti vip i youtub-it/ Erjoni flet pas arrestimit: Alma më braktisi prapë, ndaj e rraha

473
Sigal

E qau me lot largimin e saj, u bë i famshëm në gjithë vendin me videot teksa i lutej të kthehej sepse e donte me gjithë zemër, por pasi u bashkuan, duket se diçka nuk ka ecur mirë.

Ka përfunduar me një dajak të mire dhe me arrestimin e burrit historia e dy personave që u bënë VIP në rrjetet sociale.

Burime  bëjnë me dije se çifti i betuar pas bashkimit se do të rrinin gjithnjë me njëri-tjetrin, ka pasur mosmarrëveshje.

Mësohet se Erjoni ka thënë në polici se Alma e braktisi prapë dhe u largua nga banesa ku ata jetonin së bashku. I inatosur me largimin e saj dhe duke mos e pranuar braktisjen e radhës, ai ka thënë se e gjeti ku ishte dhe e rrahu në inat e sipër.

Njoftimi i policise

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin:

-Erjon Sulohoxhaj, 35 vjeç, lindur në Berat dhe banues në lagjen “Kryengritja e Fierit”,( i dënuar më parë për vjedhje).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi  shtetasja A.N, 39 vjeçe, kallzon se prej katër muajësh bashkëjeton me këtë shtetas dhe ai vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni  130/a/4 i Kodit Penal.