Çfarë po ndodh në rezervatin e shesheve në Dvoran të Korçës? Qytetari habitet nga peshku që kap

809
Sigal

Asgjë nuk është më e sigurtë. Edhe peshqit duket se kanë pësuar deformime nga më të çuditshmet.

Gjatë ditës së sotme një qytetar ka denoncuar mbi atë që ndodh me peshqit në rezervatin e shesheve në Dvoran të Korçës.

Ai shkruan se në këtë rezervat, peshqve u ka rënë një lloj sëmundjeje që ai nuk e di se çfarë është.

Po ashtu, ai ka nisur edhe disa foto, të cilat flasin më shumë se 1000 fjalë për të treguar se sa të pambrojtur janë konsumatorërt shqiptarë.

Siç shikohet edhe në foto peshqit kanë plagë në trup dhe qytetari thotë se nuk e di në duhet të peshkojë më në atë vend.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje! Sot duke peshkuar kam kapur këtë peshk siç e shikoni dhe dua të di se çfarë lloj sëmundje është. A duhet të peshkoj më në atë vend që isha sot. Ju lutem publikojeni dhe të mësoj se çfarë sëmundje është kjo. Në fshatin Dvoran të korçës sot. Në rezervatin e shesheve kam peshkuar.’’ joq.al