Çfarë ndodh kur ha kos “LUFRA” çdo ditë, për një vit…

838
Sigal


Një pjesë e mirë prej jush me siguri kanë vënë re konkurse të ndyshme të
firmave në rrjetet sociale. Ato kanë qenë konkurse me foto, konkurse me receta,
kuize etj. Në të cilat mund të fitosh dhurata të ndryshme, duke filluar nga një
pajisje teknologjike, e deri tek një paketë pushimesh.

Një të tillë kishte organizuar edhe Lufra, fabrika e mirënjohur e bulmetit.
Bëheshe pjesë e konkursit duke postuar një foto me një produkt Lufra dhe bëheshe
fitues i këtij konkursi nëse merrje më shumë vota nga pjesa tjetër e pjesëmarrësve.
Konkursin e fitoji një vajzë, të cilës iu dhurua një paketë turistike për të
kaluar pushimet në Lefkada, një ishull shumë i bukur në Greqi.

Por, ndër fotot e konkurentëve binte në sy një foto shumë interesante, e
cila me sa duket kishte një histori akoma më interesante.

Vajza në foto quhet Aida dhe doli e dyta me vota në konkurs. Stafit të
Lufra-s I ka pëlqyer aq shumë fotoja dhe historia e klientes së tyre besnike,
saqë mesa duket kanë vendosur ti bëjnë një surprizë e cila është në videon më
poshtë.

https://www.youtube.com/watch?v=AqlHm60-Kio