Çfarë është uria emocionale dhe si ta tejkalojmë?

674
Ushqimi shpesh merr vlera të ndryshme nga ato të ushqimit të pastër, mund të jetë një simbol statusi, një element i kënaqësisë, një ngushëllim, apo edhe një varësi e vërtetë.

Prej kohësh kjo sjellje e sëmurë ndaj ushqimit është e njohur dhe e studiuar.

Të ngrënit në mënyrë të tepruar dhe të pakontrolluar shpesh ndryshon raportin që ne kemi me ushqimin, ajo që quhet ‘emotional eating’ (të ngrënit emocional), tregon një seri të sjelljeve që nuk janë të lidhura ngushtë me nevojën e ngrënies.

Ushqimi bëhet një varësi psikologjike një mënyrë instiktive dhe hahet në mënyrë të pakontrollueshme.

Si të tejkaloni këtë problem?
E rëndësishme është të kuptojmë se uria e sëmurë është një problem që mund të përballet dhe të tejkalohet duke ndryshuar disa sjellje dhe qëndrime të përditshme.

1- Mbani një ditar të ushqimit
Një sjellje shumë e dobishme e nivelit psikologjik është ajo që të mbani një ditar ushqimor të detajuar, një agjende ku të përshkruani çdo gjë që ju hani kur kapeni nga një uri e papritur dhe cilat janë mendimet që shkaktojnë urinë emocionale.
Nëse ju japin ndonjë moment dobësie nuk duhet të hiqni dorë, nuk ka justifikime, ato janë kundërproduktive dhe çojnë në përsëritjen e gabimeve të njëjta me kalimin e kohës.

2- Aktiviteti i duhur fizik
Aktiviteti fizik shumë intensiv si aerobia, kërkojnë një sforco të fortë muskulore, dhe kështu i lejojnë fizikut të shkarkohet duke ngacmuar shumë sistemin nervor dhe nuk e ndihmojë të relaksohet, më mirë të zgjidhni një aktivitet aerobik me intensitet të ulët si gjysmë ore ecje së paku tre herë në ditë ose ushtrime yoga që iu lejojnë të mbani nën kontroll ankthin.

3- Hani në mënyrë të rregullt
Për të evituar që, ngrënia nervoze të jetë prezent shpesh gjatë ditës është thelbësore të mësoheni me një dietë të ekuilibruar. Një oreks i tepruar gjatë paradites është shpesh pasojë e një dreke shumë të kursyer dhe të një mëngjesi jo ekzistonte.
Një dietë e varfër me proteina provokon në fizik një nevojë të madhe për energji dhe prodhon ngadalësimin e metabolizmit, që shkakton një uri të pakontrolluar.
Kështu që e mira do të ishte të konsumoni vakte të rregullta në intervale prej tre katër orësh larg nga njëri-tjetri.

4- Rezistenca ndaj urisë
Në momentin që uria vjen është mirë të rezistoni të paktën 15 deri në 20 minuta, gjatë kësaj kohe mëlçia fillon të prodhojë sheqerna që hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe zvogëlojnë ndjenjën e oreksit.
Sigal