CEZ, PD: Padit në Kushtetuese marrëveshjen, ligj për shfuqizimin e faljes së borxhet

477
Partisë Demokratike, po harton dy nisma ligjore në funksion të asaj që prej muajsh cilësohet si afera CEZ.
Juristët demokratë po punojnë mbi një ligj të posaçëm, që do të dorëzohet zyrtarisht të hënën në kuvend, ku pritet te kërkohet shfuqizimi i dispozitave të marrëveshjes me qeverinë shqiptare që i garanton kompanisë Ceke, amnisti për të gjitha borxhet e akumuluara dhe pikën që ndalon palët t’i drejtohen gjykatës pas kësaj marrëveshjeje.
Draft ligji i demokratëve synon që t’i jap kompetencë prokuroreve të huaj të hetojnë gjith procesin e negocimit dhe vendimet e qeverisë shqiptare me kompaninë CEZ, e cila administroi sistemin elektro energjitik shqiptar [për afro 4 vite 2009- 2013.
Burime pranë selisë blu theksojnë se ligji i posaçëm ngarkon Prokurorinë e Përgjithshme, që të lidh marrëveshje me prokuror europian dhe amerikan për të hetuar veprimet e kompanisë shqiptare DIA por edhe procesin e negocimit të marrëveshjes mes qeverisë Rama dhe CEZ shpërndarje, për zgjidhjen me mirëkuptim konfliktin, pas heqjes së licencës.
Paralelisht me draft ligjin, Partia Demokratike po përgatit të atakojë në Gjykatë Kushtetuese, të gjith marrëveshjen, duke kërkuar shfuqizimin e saj. Demokratët në ankesën e tyre do mbështesin me argumente se kjo marrëveshje cënon interesin publik dhe pasurinë e shtetit.
Partia Demokratike e ka kundërshtuar prej kohësh kur qeveria shqiptare e firmosi, duke e cilësuar aferë të pastër korruptive vendimin për ti paguar kompanisë CEZ, 95 milion euro me qëllim që ajo te tërhiqej nga arbitrazhi ndërkombëtar por dhe faljen e të gjitha borxheve. Demokratët përllogarisin një dëm deri në 600 milion euro.
Sigal