“ÇEZ”/ PD depoziton në Kuvend pr/ligjin për hetimin ndërkombëtar

596
Sigal

Partia Demokratike depoziton në Kuvend pr/ligjin për hetimin ndërkombëtar për çështjen e CEZ.
Sipas pr/lgjit detajet e të cilit janë zbardhur Prokurori i Përgjithshëm, brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ngarkohet të lidhë marrëveshje bashkëpunimi me organe ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës
.Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave që garantojnë kryerjen e hetimeve të pavarura, të plota dhe gjithëpërfshirëse, nga organe ligjzbatuese të huaja, për faktet e bëra publike lidhur me akuzat për cështjen “CEZ SHPËRNDARJE sh.a.” me Qeverinë shqiptare, sipas pikës 2 të nenit 2 të këtij ligji
Prokurori i Përgjithshëm, brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ngarkohet të lidhë marrëveshje bashkëpunimi me organe ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europes
Prokurori i Përgjithshëm vendos në dispozicion të organeve ligjzbatuese të huaja të gjitha dokumentet, faktet, provat apo të dhënat e siguruara deri më tani nga organi i prokurorisë në kuadër të hetimeve mbi cështjen “CEZ SHPËRNDARJE sh.a.” me Qeverinë shqiptare.
Organi ligjzbatues i huaj ka autoritetin për të dorëzuar thirrjet dhe dokumente të tjera pranë personave dhe organeve brenda dhe jashtë Shqipërisë, nëpërmjet organeve kompetente shqiptare, apo drejtëpërdrejt, me korrier diplomatik, me shërbim postar ose dorazi.

Projekt Ligji për hetimin nërkombëtar