CEZ-i sërish fillon masakrën e energjisë kundër shqiptarëve

532
Sigal

 CEZ-i ndërpret energjinë elektrike në zonat, ku kanë fituar socialistët, për t’u hakmarrë

 Sapo mbaruan festat e 28 e 29 Nëntorit, CEZ-i sërish ka filluar ndaj shqiptarëve terrorizmin e ndërprerjes të energjisë elektrike, edhe pse nga gjykatat në Shqipëri, kjo masakër e ndërprerjes së energjisë elektrike është quajtur një shkelje e ligjeve dhe e kontratës që CEZ-i ka lidhur me autoritetet e shtetit shqiptar. Kështu mbrëmë në Njësinë nr.6, në Kombinat, sërish CEZ-i ka ndërprerë energjinë elektrike dhe banorët janë ngritur në këmbë për të protestuar fuqishëm. Banorët e Njësisë Bashkiake nr. 6, te Kombinati bllokuan, në orët e vona të darkës së djeshme, rrugët duke u vënë edhe zjarrin kazanëve të plehrave. Bashkë me banorët e kësaj njësie bashkiake të Tiranës, ishin edhe deputetët socialistë, pasi jo rastësisht CEZ-i po ndërpret sistematikisht energjinë elektrike në Kombinat. Kjo sjellje e CEZ-it, duke masakruar në mënyrë selektive zona, ku kanë fituar socialistët, dëshmon se CEZ-i reagon me terrorizim ndaj banorëve, ku kanë fituar socialistët, në përgjigje të akuzave që ngriti publikisht deputeti i PS-së Agron Ahmetaj. CEZ-i, duke mos gjetur tjetër mënyrë kritike ndaj akuzave, duke mos dashur të reflektojë nga abuzimeve dhe vjedhjeve që u bën shqiptarëve, kundër-reagon sërish me ndërprerjen e energjisë elektrike, ndaj gjithë banorëve. Edhe në Mamurras, zonë ku kanë fituar socialistët, CEZ-i ka ndërprerë energjinë elektrike dje, sa banorët ndërhynë me forcë në nënstacionin elektrik. Po kështu, CEZ-i si hakmarrje ndaj PS-së, për akuzat publike, ka ndërprerë dje edhe energjinë elektrike në Vlorë, në Berat, në Gjirokastër. CEZ-i me këto masakra të ndërprerjes kolektive të energjisë elektrike, kërkon të dëshmojë fuqinë e tij mbi vetë ligjin në Shqipëri, duke penalizuar gjithë shqiptarët. CEZ-i dëshmon me këtë terrorizëm psikologjik që ushtron ndaj shqiptarëve, se nuk përfill asnjë masë dhe këshillim ligjor që i kanë dhënë si gjykatat në Shqipëri, po ashtu edhe paralajmërimeve të ERE-s, e cila, në mënyrë hipokrite, bëri fjalë edhe për ndërprerjen e licencës CEZ-it për shpërndarjen e energjisë elektrike. Por, CEZ-i duke ndërprerë energjinë elektrike vetëm në zonat, ku kanë fituar socialistët, ndoshta përcjell edhe mesazhin, që CEZ-i ka mbështetjen e qeverisë në masakrat e saj ndaj shqiptarëve, duke i terrorizuar ata pa energji elektrike.