CEZ-i, për të importuar energji elektrike, kërkon që shteti t’i dalë garanci

534
Sigal

Boll më me vjedhjet e CEZ-it! Qeveria duhet të ndërpresë koncensionin dhe ta ndjekë nga Shqipëria

1. CEZ-i nuk importon, ndërpret me orë të tëra energjinë elektrike

Niveli i ujrave në liqenet e hidrocentraleve, bo bie në mënyrë të shpejtë dhe prodhimi i energjisë elektrike nuk i përballon dot më nevojat e konsumit. Një fakt. Niveli i ujit në hidroxentralin e Fierzës bie çdo ditë 50 cm. Në mënyrë sistematike, por të fshehtë, CEZ-i, në shumë qytete dhe fshatra të vendit, ndërpret me orë të tëra energjinë elektrike, madje nuk paralajmëron.   Në bazë të detyrimeve koncensionare, CEZ-i duhet të importojë sasinë e energjisë elektrike që nevojitet, e parashikuar në marrëveshjen e koncensionit me qeverinë shqiptar, kur KESH-i, për arësye madhore, sikurse është mungesa e ujit, nuk e përmbush dot kuotën e energjisë elektrike që kërkohet. Mirëpo, CEZ-i, në vend që të përmbushë detyrimin e koncensionit, zgjedh, rrugën për të cilën  ndalohet me ligj. Ndërpret pa lajmëruar askënd, energjinë elektrike, me orë të tëra, kudo.  Kjo ndërprerje sistematike e energjisë elektrike nga CEZ-i, shkakton dëme të mëdha si qytetarëve, por edhe biznesit.

2. CEZ-i i kërkon shtetit shqiptar të bëhet garanci, për të importuar energji elektrike

CEZ-i, me keqadministrimin e keqmanexhimin e energjisë elektrike të Shqipërisë, të paktën siç thotë e për të cilën nuk mund të besosh, e ka të vështirë, që të importojë energji elektrike. Asnjë bankë në Shqipëri, por edhe në Europë,  por edhe në botë, nuk pranon që t’i japë kredi bankare CEZ-it, për të importuar energji elektrike. Kjo, sepse asnjë bankë nuk beson më në kredibilitetin ekonomik të CEZ-it. Vetëm nga ky fakt, gjithësecili mund të bindet se CEZ-i është një biznes me rentabilitet ekonomik negativ.Mirëpo, duke përfituar nga interesat individuale, që  qeveritarë të caktuar kanë me CEZ-in, ky i kërkon, madje me metodën e shantazhit, shtetit që të bëhet garanci për kreditë bankare që të marrë për të importuar energji elektrike.  CEZ-i, është një kompani provate, e cila nuk mund të privilegjohet kurrsesi, pavarësisht rëndësisë së aktivitetit që ushtron. Përse duhet që shteti shqiptar të favorizojë CEZ-in, t’i bëhet garanci në kreditë bankare? Kjo kurrsesi nuk parashikohet në koncensionin e lidhur midis tyre. Shteti kurrsesi nuk mund të bëhet garanci e asnjë biznesi privat në krëditë bankare. Madje, në bazë të koncensionit, kur CEZ-i, për fajet e tij nuk ka mundësi që të përmbushë detyrimin kryesor, të furnizimit me energji elektrike, parashikohet edhe masa e ndërprejrjes para kohe të marrëveshjes së koncensionit.

3. CEZ-i kërkon të vërë në garanci pasurinë shtetërore

CEZ-i, nga ana tjerër, përveç kërkesës që ka ndaj shtetit, që t’i bëhet garanci për kreditë bankare, kërkon, në mënyrë të jashtëligjshme, që të vërë si garanci për kreditë bankare, edhe kabinat elektrike.  Pra CEZ-i kërkon të lërë peng nëpër baknat ku kërkon kredi rrjetin kombëtar të energjisë elektrike, thua se është pasuri e saj. Përse CEZ-i nuk lë pegn bankave pasuritë e saja? Ato që ka, në Shqipëri dhe Çeki? E dini? Sepse, në rast falimentimi, ose falimentim fiktiv, CEZ-i, që i merr fitimet e i çon në Çeki, do t’i hedhë shtetit, popullit shqiptar, gjithë barrën e kredive bankare. Kjo është loja e CEZ-it! Kabinat elektrike nuk janë pasuri e CEZ-it, por i janë dhënë nga shteti në përdorim. Si mundet një biznes privat, sado i fuqishëm, pavarësisht edhe nga rëndësia e aktivitetit që kryen,  qoftë ky biznes i quajtur CEZ, nuk mundet assesi, që të bëjë pjesë të garancisë të kredive bankare, pasuri shtetërore. CEZ-i, ia kërkon shtetit, që me miratimin qeveritar, kabinat elektrike të bëhen pjesë e garancisë së kredive bankare  me qëllimin, që shteti të shlyejë  borxhet e kreditë e CEZ-it, e CEZ-i, të vjelë fitimet nga shqiptarët.

Ja  mënyrat si vjedh CEZ-i

Mbifaturimi nëpërmjet aparateve matës të paligjshëm pasi nuk janë kalibruara

–        Faturimi i pallogaritur në bazë të aparateve matës

– Kryerja e pagesave të rregullta dhe mos hedhja në sistem nga ana e stafit të CEZ

– Praktikat financiare të lidhjes së kontratave të energjisë

– Vendosja e detyrimeve të vjetra për konsumatorët e rregullt duke u shpikur muaj të mëparshëm apo vite të mëparshme

– Luhatjet e tensionit të energjisë elektrike janë shkaku i shkatërrimit dhe amortizimit të dhjetëra mijë pajisjeve elektroshtëpiake

– Praktika e dorëzimit të faturave nga ana e CEZ është në shkelje të plotë të ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve

– Një lojë tipike e CEZ është faturimi nën konsum i energjisë me qëllim shtimin artificial të kuotës së fashës mbi 300 KË

– Sistemi i pagesave të faturave është një kalvar më vete për konsumatorët

– Ristrukturimi i detyrimeve është një lojë tipike e padrejtë tregtare

Ja institucionet shtetërore që janë bashkëfajtore me abuzimet e CEZ-it

– Enti Rregullator të Energjisë, të cilit do ti kërkojë një hetim të matjes së cilësisë së energjisë, praktikat e instalimeve të reja, sistemin e ankesave.

– Autoriteti Kombëtar të Konkurrencës, për abuzim me pozitat dominuese të monopolit duke i detyruar konsumatorët të kryejnë pagesa mbi konsumin përballë detyrimit të mbetjes pa energji dhe ofrimin e një shërbimi jo cilësor si pasojë e mungesës së alternativës.

– Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve, për praktikat e faturimit të energjisë dhe dëmtimin e pajisjeve elektroshtëpiake, moszbatimin e detyrimeve kontraktuale, etj..

– Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit, për gjendjen e kolaudimit të aparateve matës të energjisë në të gjithë Shqipërinë

– Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim Taksave, për evazion fiskal në shifra ekstreme nëpërmjet sistemit të pagesave të faturave nga konsumatorët, pasi konsumatorët nuk pajisjen me kupon tatimor në momentin e kryerjes së pagesave .

– METE-s, e cila duke qenë aksionere në kompani ka të drejtë të kërkojë informacion për nivelin e investimeve dhe matjes reale të humbjeve dhe shkaqeve reale, si dhe për praktikën e sistemit të ankesave të konsumatorëve.

– Prokurorisë së Tiranës, për vjedhjen që CEZ kryen ndaj konsumatorëve shqiptarë nëpërmjet mbifaturimeve të energjisë elektrike, dhe ndaj zyrtarëve të METE-s  për shpërdorim detyre duke dëmtuar sistemin e ankesave të konsumatorëve të energjisë.

 Erjon Braçe

CEZ ishte privatizimi më i madh i Sali Berishës!
Dështimi shembullor i tij!!! Rrjeti Kombëtar i shpërndarjes së energjisë elektrike u shit për të thithur investime të mëdha, përmirësuar cilësinë e shërbimit! Asnjëra s’ka ndodhur. Qytetarët marrin shërbim skandaloz dhe me çmime të larta!! Për më tepër, për shkak të vendimeve të Sali Berishës,  qysh nga privatizimi, tani sistemi elektroenergjitik rrezikon kaosin total! Borxhe pa fund te njeri-tjetri, nga KESH, CEZ, OST, Banka  Koncensionare, qeveri  qytetarë! CEZ ka kërkuar të marrë edhe borxh,   por këtë herë duke lënë peng në bankë rrjetin kombëtar të shpërndarjes së energjisë në Shqipëri! Kuptoni?  Por askush flet për rrezikun e kaosit! Më saktë flasin shumë në opozitë por po atë ditë apo të nesërmen i fshijnë nga mediat! CEZ ka një fond të veçantë për këtë! Pra, kompania që nuk ka para të importojë sipas kontratës energji, ka para për “reklamë”-thuhet, fond i posaçëm për t’i  mbyllur gojën kujtdo në media! Ky është turp! Njësoj si në kohën e piramidave.