Çertifikohen 71 auditues në sektorin publik/ Cani: Problem kyç, rritja e efiktivitetit

485
Ministria e Financave certifikon audituesit e brendshëm të sektorit publik dhe shpërndan certifikatat respektive për ta. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrte pjesë edhe ministri i Financave, z. Shkëlqim Cani. Në fjalën e tij, ministri Cani tha se sistemi i auditimit të brendshëm publik luan një rool kryesor në realizimin një qeverisje të mirë, të aftë dhe të përgjegjshme. “Edhe pse sistemi i auditimit të brendshëm publik aktualisht mbështetet në standardet ndërkombëtare, një problem kyç mbetet përmirësimi i veprimtarisë dhe rritja e efiktivitetit të sistemeve të kontrollit të brendshëm në njësitë publike”, nënvizoi ministri.
Procesi i certifikimit ka përfunduar dhe sot kualifikohen, duke u dhënë certifikatëne “Audituesit të Brendshëm në Sektorin Publik”, 71 personave ose 88.7% e numrit fillestar të pjesëmarrësve.“Kjo tregon, tha ministri Cani, duke iu referuar këtyre treguesve, për përpjekjet e bëra, për menaxhim të kujdesshëm të procesit dhe seriozitet në kontrollin e përvetësimit të dijeve dhe aftësive profesionale të kandidatëve”. Në të ardhmen, në kuadër edhe të prioriteteve dhe objektivave strategjikë të Ministrisë së Financave, bazuar dhe në ligjin e ri për auditimin e brendshëm, ky proces do të forcohet dhe përmirësohet akoma dhe më shumë. 
Ministria e Financave konfirmon se në këtë proces, do të përfshihen vetëm personat që do t’i përkushtohen dhe do të kontribuojnë në sistemin e auditimit të brendshëm. Po kështu, programi i trajnimit dhe kualifikimit është në proces rishikimi me partnerët ndërkombëtare, për t’u përafruar me eksperiencën ndërkombëtare në këtë fushë. “Ju, si auditues të brendshëm, luani një rol vendimtar në mbrojtjen e interesit publik dhe jeni në papajtueshmëri me abuzimin dhe korrupsionin. Ju luani rol të pazëvendësueshëm, të pakompromentueshëm dhe jeni garant të përdorimit të parasë publike dhe ruajtjen e një sistemi të shëndoshë financiar publik”, iu tha ministri i Financave përfituesve të certifikuar.
Sigal