Sigal

CËRRIK-Një 30-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ushtronte dhunë ndaj nënës së tij. Ngjarja në fjalë u regjistrua në Cërrik.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Emiljano Fejzo në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases H.F., 60 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”.