Ceremoni festive për 73-vjetorin e Kongresit Historik të Përmetit

1108
Përmeti i ‘Kongresit Historik” më datën 23 Maj përgatitet për festë, dekori, tufa e kurora me lule te “Përmendorja e Partizanit”, kushtuar Kongresit dhe te sheshi para sallës së Kongresit e rikonstruktuar plotësisht. Kanë ardhur në atë pasdite përmetarë me banim në qytete të tjera dhe rrethina. I pari ka ardhur “Partizani i vogël Velo”- Konstandin Vangjel Ropi (Qirko) me të shoqen Lirika nga Korça, të cilët tërhoqën vëmendjen e qytetarëve, sikur kishin ardhur partizanët dhe delegatët e Kongresit, veshur bukur si dje në luftë me uniformë dhe simbolet e partizanit 12-vjeçar në gjoksin e të cilit shndrisnin dekoratat. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ministrja e Kulturës dhe kandidatja për deputete znj. Mirela Kumbaro, kandidatët për deputetë të forcave politike të majta, Kryetari i Bashkisë Kelcyrë, Klement Ndoni, zv/Kryetare e Bashkisë Përmet Etleva Kreci, Kryetarja, zv/Kryetari i Këshillit Bashkiak dhe sekretari, Miranda Habili, Ligor Thanasi dhe Veli Mehmeti, N/Prefekti i Përmetit Anastas Naqe, drejtuesit kryesor të KV në rrethe dhe FD, drejtues dhe përfaqësues të partive politike dhe shoqatave AK dhe të ushtarakëve. Kurorën në emër të Komitetit Kombëtar të Veteranëve e vendosën Orhan Frasheri e Spiro Jani, të organizatës kombëtare të FD Hodo Liço e Flora Hoxha, të kandidatëve për deputet Mirela Kumbaro e Elvira Pasho, të KV të rretheve Konstandin Ropi, i shoqëruar nga një grup veteranësh, të Bashkisë Përmet Etleva Kreci e Veli Mehmeti, të Keshillit Bashkiak Miranda Habili e Ligor Thanasi, të prefekturës Anastas Naqe e Major Fadil Guxaj, te PS Adelina Stefani e Kastriot Vrenozaj dhe LSI Eton Ismaili dhe Gjergji Petro. Në nderim të kësaj date lapidarët e atyre që bënë kongresin të pranishmit u përulen me respekt duke i dhënë ksaj date vlerat e një feste kombëtare. Fjalën e rastit të mirëseardhjes në emër të Institucionit të Bashkiëe e mbajti zv/Kryetarja e Bashkise Etleva Kreci, e cila ia dha fjalën për të përshëndetur të pranishmit zv/Kryetari i KV të rrethit Ahmet Mane, i cili foli për rëndësinë e Kongresit të Përmetit dhe vendimet që mori për fatet e vendit në ato vite të rënda pushtimi. Ju dha fjala Ministres së Kulturës znj.Mirela Kumbaro, e cila përshëndeti në veçanti veteranët për të cilët krenohemi, sot na bëri dita diell, se diell ishin vendimet që mori ky kuvend për fatet e popullit, mbajtëm premtimin për rikonstruksionin, tani fillon faza më e rëndësishme nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, që të vijmë, jo vetëm një herë në vit, por dera të qëndrojë e hapur çdo ditë për vizitorët. Ja ku kam pranë kandidaten për deputete, nusen e djalit të delegatit të kongresit Esat Pasha, mjeken Elvira Pasho. Përmeti pati delegatët e vet, Muharrem Çaçuli, Islam Anxhaku, Hazis Muka, Haki Dine, Ethem Selfo etj. Delegatet erdhën nga Odriçani, Lupcka e Zagoria, zbriten nga malet, në vend të dekoratave u shndrisnin plagët dhe na sollën lirinë. Nderim dhe respekt atyre!

Një përshëndetje të veçantë bëri Konstandin Ropi, flakë nxori nga goja i fliste zemra në emër të sakrificave, partizani i vogël Velo, i cili ngeli jetim qysh në vitet e Luftës, rrëmbeu pushkën dhe doli malit për liri duke dhënë shembullin e një luftëtari të madh. Në emër të veteranëve të Fierit dhe Mallakastrës përshëndeti Ballëm Mete, i cili përmendi disa nga delegatet si Bilbil dhe Qemal Klosi, Refat Bajrami, Mehmet Shehu etj. Orhan Frashri foli për rëndësinë e mbajtjes së Kongresit të Përmetit, vendimet që mori në moshën 96-vjeçare, me një kujtesë për t’u pasur zili dhe oratori si dje komisar në luftë, patriot dhe luftëtar i madh me cilësitë e një burri shteti, intelektual në nivel personaliteti njeriu human, familjar i devotshëm, i pashtershëm, i brumosur me ide patriotike, personazh i proçcseve demokratike i të gjithave kohërave, pasardhës i derës së madhe të rilindësve frashërllinjve, mburret Përmeti, Skrapari, Berati dhe gjithë Shqipëria, shqiptarët kudo që ndodhen burim frymëzimi për brezin e ri dhe popullin shqiptar. Në intervistën e tij Dhimitraq Xhoga theksoi, se për nga rëndësia Kongresi i Përmetit krahasohet me Kuvendin e Vlorës, Konferencën e Pezës, mbledhjen e Beratit, Kuvendin e Bujanit dhe ngjarje të tjera të LANÇ. Veteranet e Gramshit me Abedin Bicin dhe të Qesaratit me Fiqiri Sali Shehu për shkak të ardhjes me vonës shkuan të përmendorja me tufa me lule e flamuj, fotografi ku unë pata fatin t’i shoqëroj me pasardhësin Servet Beqari dhe nipin e veteranit Argjir Nasto, Thoma Nasto. Mes urimesh, kujtimesh si asnjëherë tjetër rrugët, sheshet dhe lokalet e Përmetit u mbushen plot. 
Sigal