Celularët: Pas mbylljes së hetimit, konkurrenca jep rekomandime, do monitorojë tregun për një vit

558
Komisioni i Konkurrencës, pasi vendosi që të mbyllë procedurën e hetimit paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, ka detajuar rekomandimet e mëposhtme:
Autoritetit i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, si organ rregullator i tregut të komunikimeve elektronike dhe postare në përmbushje të detyrimeve ligjore që burojnë nga nenet 12, 38 dhe 61 të Ligjit Nr. 9918/2008, duhet të sigurojë dhe realizojë mbrojtjen dhe garantimin e mirinformimit të konsumatorit, duke përcaktuar për operatorët e shërbimit celular detyrimin që përveç çmimit të paketës standarte nga ana e ndërmarrjeve të publikohet edhe çmimi për njësi për çdo shërbim (lekë/min., lekë/sms, lekë/MB, etj.), që këto paketa përmbajnë.
Në përmbushje të këtyre detyrimeve Autoriteti i Konkurrencës kërkon nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ndërmarrjen e veprimeve konkrete brenda afatit 90 ditë.
Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit, si organ i mbrotjes së interesave të konsumatorit, që të kërkojë transparencë çmimesh për njësi nga ana e operatorëve që operojnë në tregun e telefonisë celulare për çdo ndryshim apo hedhje të paketave të reja në treg që ka efekt të drejtpërdrejtë tek konsumatori.
Ndërmarrjeve që operojnë në këtë treg, të marrin masa për aplikimin dhe publikimin e çmimit për njësi për çdo shërbim (lekë/min., lekë/sms, lekë/MB, etj.) që përmbajnë paketat standard, duke informuar Autoritetin e Konkurrencës brenda afatit 90 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Autoriteti i Konkurrencës vendosi që të monitorojë tregun me pakicë të shërbimeve celulare për një periudhë 1 (një) vjeçare, duke filluar nga data 1 Tetor 2017.
Më herët, Autoriteti njoftoi vendimin për mbylljen e hetimit hetimit paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare. /Monitor/
Sigal