Çelja e Konsullatës Austriake të Nderit në Vlorë

610
Të mërkurën, me datë 4 prill, në orën 17:00, organizohet në ambientet e Pallatit të Kulturës “Arbëria” në Vlorë, ceremonia e çeljes sëKonsullatës Austriake të Nderit në Vlorë dhe emërimi i z. Arben Malaj Konsull Nderi të Republikës së Austrisë për zonën e Jugut të Shqipërisë. Përmes Konsullatës Austriake të Nderit në Vlorë, Rep. e Austrisë dhe Rep. e Shqipërisë dëshirojnë të intensifikojnë bashkëpunimin dypalësh, i cili ka filluar prej më tepër se dy shekuj më herët. Kjo konsullatë do të shërbejë si një urë lidhëse për t’i afruar më shumë vendet tona, popujt tanë dhe kulturat tona. Konsullata jo vetëm që do t’i shërbejë numrit gjithnjë e më të madh të turistëve austriakë që vijnë në bregdetin e bukur Jonian dhe bizneseve austriake të interesuara për këtë pjesë të Shqipërisë, por gjithashtu do ti ofrojë qytetarëve shqiptarë në jugut të Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë aktivitete të ndryshme kulturore.
Fjalë përshëndetëse nga:
– Kryebashkiaku i qytetit të Vlorës, z. Dritan Leli
– Konsulli i nderit të Rep. të Austrisë në Shqipëri, z. Arben Malaj
– Ambasadori i Rep. të Austrisë në Shqipëri, z. Johann Sattler
– Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Rep. të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati

Gjithashtu në kuadër të ceremonisë së çeljes së Konsullatës Austriake të Nderit në Vlorë do të kemi mundësinë të shijojmë dy aktivitete kulturore; çeljen e ekspozitës fotografike “Kthim në kohë – Shqipëria e viteve 90-të” të austriakut Robert Pichler dhe Koncertin e Pashkëve nën drejtimin e mjeshtrit të madh të muzikës Zhani Ciko në teatrin Petro Marko.
Sigal