Çelësat e Thesarit të BE-së në dorën e njeriut të Sorosit

546
Sigal

Presidentja e KE Von der Leyen prezanton eurokomisionerët e rinj

Paratë e BE-së lihen në dorën e njeriut të Sorosit

Drejtuesja e “Vëllezërve Italianë”, gazetarja dhe politikania Giorgia Meloni ka hedhur akuza në lidhje me përzgjedhjen e italianit Paolo Gentiloni në krye të financave të BE-së. Meloni shkruan në faqen e saj në Facebook, se Gentiloni është njeriu perfekt për të mos ndryshuar asgjë në Evropë, për të mbrojtur interesat e financës spekulative e për të forcuar hegjemoninë franko-gjermane. Giorgia Meloni ka publikuar edhe një foto të Gentilionit me Xhorxh Sorrosin. “Si patriotë, jemi të lumtur që Italisë i është dhënë në Komisionin Evropian një portofol i rëndësishëm si ai i Çështjeve Ekonomike e Monetare. Për të ardhur keq që i ngarkuar për një detyrë të tillë është thirrur një politikan që italianët e kanë refuzuar, e kanë dërguar në shtëpi dhe që Lëvizja 5 Yje e bëri të hyjë nga dritarja, falë paktit të kolltukut me PD. Gentiloni është njeriu perfekt për të mos ndryshuar asgjë në Evropë, për të mbrojtur interesat e financës spekulative e për të forcuar hegjemoninë franko-gjermane”, shkruan Giordia Meloni në faqen e saj në Facebook.

Eurokomisionerët e rinj

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen prezantoi dje ekipin e saj të komisionerëve të BE-së.

  1. Josep Borrell – Eurokomisioneri i Spanjës, Ministri aktual i Jashtëm Spanjoll – do të jetë zëvendëspresident i KE-së dhe do të ketë portofolin “Për një Evropë më e fortë në botë”;
  2. Věra Jourová – Eurokomisionerja e Çekisë – do të jetë zëvendëspresidente e KE-së.
  3. Margaritis Schinas – Eurokomisioneri i Greqisë – do të jetë zëvendëspresident i KE-së.
  4. Maroš Šefčovič – Eurokomisioneri i Sllovakivë, do të jetë zëvendëspresident i KE-së.
  5. Dubravka Suica – Eurokomisionerja e Kroacisë, do të jetë zëvendëspresidente e KE-së.
  6. Didier Reynders – Eurokomisioneri i Belgjikës do të mbajë portofolin e Drejtësisë dhe
  7. Sundimit të Ligjit. László Trócsányi – Eurokomisioneri i Hungarisë do të mbajë portofolin e Zgjerimit dhe Fqinjësisë.
  8. Johannes Hahn – Eurokomisioneri i Austrisë do të mbajë portofolin e Buxhetit dhe Administrimit.
  9. Mariya Gabriel – Eurokomisionerja e Bullgarisë do të mbajë portofolin e Inovacionit dhe Rinisë.
  10. Stella Kyriakides – Eurokomisionerja e Qipros do të mbajë portofolin e Shëndetit.
  11. Kadri Simson – Eurokomisionerja e Estonisë do të mbajë portofolin e Energjisë.
  12. Jutta Urpilainen – Eurokomisionerja e Finlandës do të mbajë portofolin e Partneriteteve Ndërkombëtare.
  13. Sylvie Goulard – Eurokomsionerja e Francës do të mbajë portofolin e Tregut të Brendshëm.
  14. Phil Hogan – Eurokomisioneri i Irlandës do të mbajë portofolin e Tregtisë.
  15. Paolo Gentiloni – Eurokomisioneri i Italisë do të mbajë portofolin e Ekonomisë.
  16. Virginius Sinkevichius – eurokomisioneri i Lituanisë do të mbajë portofolin e Mjedisit dhe Oqeaneve.
  17. Nicolas Schmit – Eurokomisioneri i Luksemburg do të mbajë portofolin për Punën.
  18. Helena Dalli – Eurokomisionerja e Maltës do të mbajë portofolin për Barazinë.
  19. Janusz Wojciechowski – Eurokomisionri i Polonisë do të mbajë portofolin e Bujqësisë.
  20. Elisa Ferreira – Eurokomisionerja e Portugalisë do të mbajë portofolin e Reformave dhe Kohezionit.
  21. Rovana Plumb – Eurokomisionerja e Rumanisë do të mbajë portofolin e Transportit.
  22. Janez Lenarčič – Eurokomisionerja e Sllovenisë do të mbajë portofolin e Menaxhimit të Krizave.
  23. Ylva Johansson – Eurokomisionerja e Suedisë do të mbajë portofolin e Çështjeve të Brendshme dhe Sigurisë.
  24. Margrethe Vestager – Eurokomisiorja e Danimarkës do të mbajë portofolin e Evropës në Epokën Digjitale.
  25. Frans Timmermans – Eurokomisioneri i Holandës do të mbajë portofolin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.
  26. Valdis Dombrovskis – Eurokomisioneri i Lituanisë do të mbajë portofolin e Ekonomisë në shërbim të njerëzve.

Ekipi i ri i Komisionit Evropian do të duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian në tërësi, pas seancave dëgjimore me secilin prej kandidatëve për komisioner. Në rast se miratohet, mandati i Komisionit të ri Evropian fillon, më 1 nëntor 2019.