“Çdekorimi” i komunistëve e kuadrove të socializmit i shërben fashizmit!

559
Muharrem Xhafa
Historia e ligjit të “dekomunistizimit” të vendit zë fill me përmbysjen e socializmit në Shqipëri. Për të gjithnjë është folur e bërë zhurma e madhe. Ndonjëherë janë ulur tonet, po qëllimi nuk ka ndryshur! Po e them pa ekuivok, që në krye, se sa të ketë kapitalizëm – shtypje e shfrytëzim të njeriut prej njeriut, as ka e as do të ketë “dekomunistizim” apo “çkomunistizim” të vendit! Ky shkrim nuk synon të bëjë historinë e ligjit të paligjshëm të “dekomunistizmit” të vendit, po, për të vënë në dukje, se vijojmë të jetojmë një kohë banale, me shumë zhurmë e bujë pr heqjen me “ligj” të dekoratave, të gradave e të vlerave të tjera të komunistëve, të kuadrove, të intelektualëve e të njerëzve të tjerë të shquar të kohës, të cilët kanë mbajtur poste në dekadat e socializmit dhe të pushtetit popullor! Një debat ky i bërë e i stërbërë më parë, po që, kësaj here, Kuvendi duket të jetë i vendosur për të miratuar ligjin e posaçëm të “dekomunistizimit” apo “çkomunistizimit” të vendit! Një ligj “qesharak”! Qesharak, se në këto 27 vjet të sundimit të borgjezisë asgjë s’ka mbetur pa bërë për të “dekomunistizuar” vendin! Qesharak, se mbajtësve u janë dhënë dekoratat në bazë të ligjeve të kohës së socializmit dhe për shërbime ndaj tij. Qesharak, se prej atyre që prek ky ligj, shumë kanë vdekur dhe, pra, do t’u heqin gradat, titujt e dekoratat pas vdekjes! Qesharak, se jo pak të tjerë janë gjallë dhe në kokë të partive politike e të institucioneve të shtetit borgjez, të cilët edhe mund t’i kenë dorëzuar nga frika e duke thënë “na i kanë dhënë me zor”! Qesharak edhe sepse, gjithkush që i mban dhe ndjen krenari për gradat a dekoratat e marra me socializëm në vlerësim të punës së tij, ai nuk do t’i dorëzojë! Me dhunë, thonë fashistët! Ok, përdorni dhunën, po do të bëheni grabitës të një vlere morale, që u takon të tjerëve, jo juve! Por, ky ligj nuk është vetëm qesharak, është edhe i turpshëm, i pamoralshëm dhe kriminal! I turpshëm, i pamoralshëm dhe kriminal, sepse ish-Presidenti fashist dekoroi fashistët, diversantët, tërë reaksionarët e popullit e të atdheut shqiptar, gjithë kriminelet, që kishin vrarë lavdinë e kombit-dëshmorët e heronjtë e tij, mohoi gjakun e tyre, LANÇ-in, fitoren mbi fashizmin! Dekoroi fashizmin! I turpshëm, i pamoralshëm dhe kriminal, sepse në ballë të regjimit borgjez u vu fashizmi, u vunë bashkëpunëtorët e tij, madje eksponentët më kriminelë të tij! I pamoralshëm, i turpshëm dhe kriminal, sepse u rehabilituan dhe ricikluan mbretëria, Ahmet Zogu! O “parlamentarë”, o pushtetarë, o palopolitikanë, “ku ju çon mushka”?! Ju mund të vrisni, ashtu siç vranë nazifashistët e bashkëpunëtorët e tyre, 28 mijë dëshmorë të tjerë, po nuk e ktheni kurrë mbrapsht dialektikën e historisë njerëzore! Shqipëria do bëhet! As Amerika, as Franca, as Anglia etj, pa jo e jo ish-BS, nuk e kanë bërë këtë që po bën borgjezia në Albani! Presidenti i sotëm i Republikës di vetë se çfarë duhet të bëjë, po një mendim nuk i bën keq! Të mbash anën e LANÇ-it e të mbrosh LANÇ-in sot, kjo është në nderin e Presidentit, e vë Presidentin në anën e antifashizmit! Po edhe e lehtë s’është! Se LANÇ-i e antifashizmi duhen mbrojtur me vërtetësi, ashtu siç kanë qenë në të vërtetë, jo në mënyrë të pjesshme e sipas interesave të regjimit borgjez. Po, me e pakta, Presidenti duhet që t’i japë fund një vazhdimësie të ndyrë të vlerësimit e të dekorimit të neofashistëve shqiptarë, që aq ndyrësisht veproi paraardhësi i tij neonazist! Presidentit i takon të jetë në anën e Antifashizmit! Basha publikoi në televizion se PD-ja “e tij” do të propozonte të ndalen me ligj simbolet e komunizmit, siç ka vepruar Gjermania me simbolet e nazizmit! Përse ky simpatizant i nazizmit nuk e bëri me ligj këtë gjë, kur në pushtet ishte partia e tij fashiste? A nuk e di ky, se në vendet e BE-se lejohen edhe simbolet, edhe veprimtaria e partive komuniste? A të ketë harruar ky brashnjar, se ishin të tjerë ata të cilët urdhëruan lejimin e vepimtarisë së simboleve komuniste, si dhe rilegalizimin e PKSH-se, e nxjerrë jashtë ligjit nga diktatura e PD-së? A s’e di Basha, se faktori vendimtar që bëri zap nazizmin e Hitlerin ishte komunizmi – Bashkimi i madh Sovjetik me J. V. Stalinin në krye? Ja pse, kjo që bën Basha, ngjan më shumë si presion për t’ua lënë të tjerëve “dobiçin” në derë! Basha “harron” se populli nuk i ha me pallavrat e tij! Regjimi i “Bashës” duhet të dijë, se jo t’u hiqen titujt, gradat e dekoratat komunistëve, kuadrove, intelektualëve dhe njerëzve të punës e të nderit në socializëm, po edhe kokat t’u priten “dekomunistizimi” i vendit nuk arrihet të bëhet, as në Shqipëri e as në botë! As nga PD-ja, as nga PS-ja, as nga të tjerë! Se komunizmin e mban gjallë, jo dekoratat e gradat, jo propaganda e simbolet komuniste në vetvete, po pabarazia shoqërore, shtypja klasore e shfrytëzimi i egër borgjezo-kapitalist! Populli është ngopur me gënjeshtra! Bogjezia do të gënjente popullin diçka më gjatë, nëse ajo do t’i rriste atij mirëqenien materiale e kulturore, do t’i siguronte jetën e qetësinë, do ta trajtonte të barabartë me ligj, do ta bindte se po lufton me të vërtetë korrupsionin, mafjen, trafiqet! Kryeheroi i Kombit, Enver Hoxha, porosiste: “Bëni kujdes, se regjimi i Zogut nuk luftohet me llafe e me dekrete administrative, po duke punësuar gjithë njerëzit e aftë për punë, duke ngritur mirëqenien materiale e nivelin arsimor, shkollor e kulturor të të gjithë njerëzve, duke i çliruar ata nga taksat e tatimet deri në eleminin e plotë të këtyre, duke i kuruar e shëruar falas, përfshirë edhe ilaçet, duke i trajtuar të gjithë njerëzit të barabartë para ligjit, duke u siguruar atyre jetën e qetësinë në fshat e në qytet, duke qenë një vend sovran, i lirë e i pavarur etj. , etj!” Kuvendi i Shqipërisë nuk duhet të bjerë në grackën e neofashistëve, as të bëhet vegël e botës; po as të shërbejë si “pararojë” eksperimentale e BE-së! Populli mban shënim!
Sigal