Sigal

Një çantë e dyshimtë e dyshimtë është konstatuar poshtë shkallëve të një pallati në zonën e ‘Unazës së Re’ në Tiranë. Çanta e dyshimtë poshte shkallëve të një kompleksi pallatesh.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe është njoftuar njësia antieksplozive pasi dyshohet se brenda ka lëndë plasëse.

Njoftimi i policisë:

Informacion Paraprak

Më datë 03.11.2018, rreth orës 15:02 në zonën e “Unazës së Re” poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh është konstatuar një çantë në dukje e dyshimtë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 të cilat kanë formuar perimetrin e sigurisë si dhe është njoftuar njësia antieksplozivë.