Call Center/ Nis largimi i kompanive, Ekonomi- Klosi: Do negociojmë me italianët

506
Sigal

Takim në MZHETTS me përfaqësues të
Kompanive Call Center




Sot, në mjediset e Ministrisë së Ministrisë së Zhvillimit
Ekonomik, Turizmit, Tregtisë e Sipërmarrjes, u zhvillua një takim lidhur me
shqetësimit e shfaqura së fundi nga kompanitë ‘Call Center’ që operojnë në
vendin tonë, pas propozimit në Itali të ligjit 83/2012 që rirregullon këtë
sektor shërbimesh.

Të pranishëm në takim ishin znj Milva Ekonomi, Ministre e
Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; z.
Blendi Klosi Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë; përfaqësues të Ambasadës
Italiane; të shoqatës Call Center, drejtues ekzekutivë të këtyre kompanive;
përfaqësues të Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, etj.

Në këtë takim u dëgjuan argumentet e grupeve të
interesit, të cilët ngrenë shqetësimin se ligji në fjalë mund të sjellë një
impakt të madh jo vetëm në uljen e fitimeve të tyre, shkurtimin e vendeve të
punës, por dhe më tej, në mbylljen e mjaft kompanive të këtij lloji dhe
zhvendosjen e tyre në shtete brenda Bashkimit Europian, si Rumani apo Kroaci.

Ministrja Ekonomi theksoi se qeveria Shqiptare i ka
ndjekur me mjaft interes këto shqetësime të operatorëve Call Center që kanë
aktivitetet e tyre në Shqipëri, duke i garantuar se është në anën e tyre, pasi
janë mbi 804 kompani që kanë punësuar rreth 25 046 punonjës, kryesisht të
rinj.  Ajo ftoi  pjesëmarrësit që të japin gjithë argumentet e tyre
dhe këto të unifikohen në një dokument, i cili më pas do t’i dërgohet ambasadës
italiane në Tiranë për t’ia përcjelle zyrtarisht këto shqetësime qeverisë
italiane lidhur me amendimin e ligjit në fjalë që është miratuar në dhomën e
Deputetëve dhe pritet të kalojë së afërmi në Senat.

Të pranishmit u informuan për ligjin që ka kaluar në
Dhomën e Deputetëve dhe pritet të diskutohet në Senat, i cili është studiuar me
kujdes nga përfaqësuesit e Ministrive respektive shqiptare. Sipas ligjit
83/2012, operatorët ekonomikë italianë, të cilët transferojnë punën e tyre
jashtë Italisë duhet të njoftojnë 120 ditë para Ministrinë Italiane te Punës
dhe Çështjeve Sociale, të japin detaje të punonjësve që do të transferojnë në
vende të tjera; të komunikojnë me Autoritetin e Të dhënave personale të Italisë
dhe të respektojnë kërkesat e mbrojtjes së tyre të vendosura nga Kodi i
Mbrojtjes së të dhënave në Itali etj.

U diskutuan dhe mundësitë që
ka Shqipëria për të reaguar në raste të tilla. Sipas Marrëveshjes së Stabilizim
Asociimit, në rast se Shqipëria konsideron se masa e marrë nga një vend anëtar
i BE pas hyrjes në fuqi të MSA është thelbësisht shtrëngues se sa situata para
hyrjes në fuqi të saj sipas nenit 58, pika 2 Shqipëria mund të kërkojë
konsultim me BE. Kjo çështje gjithashtu është trajtuar dhe nga Ambasada jone në
Romë me institucionet shtetërore Italiane.