“Call Center”, kompanitë italiane nisin zhvendosjen pas 3 muajsh

660
Sigal

Kompanitë
italiane të “call center”-ave që operojnë në Shqipëri do të vazhdojnë të paktën
të punojnë edhe për 3 muaj të tjerë. Sipas asaj që raporton gazeta prestigjioze
italiane “Corriere della
Sera”
, ligji i miratuar në 7 dhjetor në Dhomën e Senatit të
Parlamentit italian, do të hyjë në fuqi pas 3 muajsh.

Zëvendës ministrja italiane e
zhvillimit ekonomik, Teresa Bellanova, sqaron: “Ky ligj do të hyj në fuqi 90
ditë pas publikimit të tij në Fletoren Zyrtare. Kigji vlen edhe për kompanitë
që kanë zhvendosur biznesin e tyre jashtë Italisë. Për këtë, ligji të jep 3
muaj kohë për t’i riorganizuar”.

Të flasësh me një operator “call
center” jashtë territorit italian është tashmë është një gjë e zakonshme.
Ndërmarrjet italiane i kanë zhvendosur selitë e tyre jashtë territorit për
interesa të tyre ekonomikë.

Nga ana tjetër, sipas
“Corriere”-s, sektori i Call Center është me një densitet të madh pune e në
vende Shqipëria, kosto e punës është mjaft e ulët. Por çfarë do të ndodhë me
kompanitë që nuk e zbatojnë ligjin? “Është parashikuar një gjobë që shkon deri
në 50 mijë euro në ditë”, – shpjegon Bellanova.

Pra, për të marrë përgjigje,
zgjidhur probleme dhe bërë reklama, pas 3 muajsh mund të bisedohet në telefon
me një operator italian.

“Në aspektin e shërbimit të
marrë, me siguri nuk do të ndryshojë asgjë, duke parë që shqiptarët flasin një
italishte shumë të mië, – vëren gazeta romane. – Avantazhet duhet t’i kenë
punonjësit e “call center”-ave që punojnë në Itali dhe që për shkak të
delokalizimit, kanë humbur apo rrezikojnë vendin e punës”.

Normativa e re ligjore për
shoqëritë call center, e cila do të hyjë në fuqi në muajin prill detyron
operatorin të informojë paraprakisht vendimin nga ku po ushtron fizikisht
aktivitetin e tij. Është në zgjedhjen e klientit të vendosë të ketë shërbimin
nga ky operator jashtë kufirit italian apo të preferojë një operator shërbimi
në Itali apo në një vend tjetër të Bashkimin Europian.

Një ditë më parë, kreu i Grupit
Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili priti në takim
një përfaqësi të kompanive “Call Center” që operojnë në Shqipëri.

Vasili u shpreh se ky biznes
realizon punësim masiv në vendin tonë dhe se ligji italian ka krijuar
vështirësi për të ardhmen e “call center”-ave në vendin tonë.

Ai bëri thirrje që të ndërhyhet
shpejt dhe konkretisht nëpërmjet një paketë masash për mbrojtjen e këtij
biznesi.

“Takimi ishte shumë i dobishëm.
Ky biznes realizon punësim masiv në vendin tonë. Aktualisht, janë mijëra të
rinj të punësuar në kompanitë ‘call center’. Ligji italian ka krijuar
vështirësi për të ardhmen e ‘call center’-ave. Duhet të ndërhyhet shpejt dhe
konkretisht. Është e nevojshme një paketë masash. Lehtësirat janë jetike për
mbrojtjen e këtij biznesi”, – u shpreh Petrit Vasili në lidhje me
takimin.