Çako takim me Efektivat e Policisë në Kapshticë: Jeni fytyra dhe imazhi i policisë

468
Drejtori i Policisë se Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO, se bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Kufirin Genc Merepeza ,Drejtorin e Përgjithshëm për Krimin e Organizuar e Krimet e Rënda Ardian ÇIPA, e Drejtorin e Përgjithshëm për Rendin Alitin Qato, zhvilluan një takim me drejtuesit e Drejtorisë Rajonale Korçë, dhe të pikave të kalimit kufitar që mbulon kjo Drejtori, e më pas me efektivat e Policisë Kufitare Kapshtiçë.
“Jeni fytyra dhe imazhi i policisë. Kontakti i parë me turistin , emigrantin , biznesmenin, me cilin do që hyn në vendin tonë nëpërmjet pikave të kalimit. Mos lini shije të keqe që në kontaktin e parë tek qytetarët, mos dëmtoni imazhin e policisë por edhe të vendit. Ofroni shërbim cilësor e të kulturuar për qytetarët, turistët e vizitorët. Performanca juaj, në paraqitje, në uniformë, në profesionalizëm e në kulturën e shërbimit duhet të imponojë tek qytetarët respekt e vlerësim, në të kundër e kemi të humbur betejën për të fituar besimin dhe respektin e komunitetit. Forconi shërbimet në Kufirin e Gjelbërt dhe Pikat e Kalimit. Kontrolli në pikat e kalimit të jetë sa më i rreptë por konform ligjit. Punonjësi i policisë gëzon të drejtën ligjore të ndalojë dhe të çojë për verifikim cilindo shtetas që ai dyshon për veprimtarinë e tij. Të referoni çdo material që keni apo do keni, kjo është detyra juaj. Luftoni korrupsionin brenda radhëve tuaja. 
Ai qe jep rryshfet dhe ai që merr rryshfet dënohet njëlloj. Me korrektësinë tuaj do bëni që edhe qytetari të ndërgjegjësohet se shërbimi policor nuk është rryshfet , as shitet e as blihet, por është obligim e detyrë parësore e policisë për qytetarin. Jemi në sezon turistik e veror. Merrni masa në burime njerëzore e infrastrukturë për të përballuar flukset e sezonit turistik e veror, e bashkëpunoni me homologët tuaj në pikën kufitare greke , për t’ju krijuar në raste fluksi të gjitha lehtësirat ligjore në lëvizje emigrantëve , turistëve , vizitorëve e gjithë qytetarëve që qarkullojnë nëpërmjet pikave të kalimit. Së fundi , qëndroni në krah të ligjit dhe larg procesit elektoral”, u shpreh Çako.
Sigal