Çahet në dy vende argjinatura në njësinë Shën Koll në Rrilë, Ndreca: Në vendngjarje edhe forca të ushtrisë

448
Sigal

Argjinatura e lumit Mat është
çarë si pasojë e prurjeve të shumta të shkaktuara nga reshjet e shiut. Mësohet
se argjinatura është çarë në dy pika të saj. Sipas raportimeve nga vendngjarja
ujërat e lumit po përparojnë në drejtim të banesave të banuara.

Për këtë arsye, shtabi i
emergjencave ka kërkuar ndihmën e forcave të armatosura për të bërë të mundur
evakuaimin e banorëve në këtë zonë.