Buxheti, Tahiri: 1087 policë të rinj. Kodheli:Gjatë 2015 modernizojmë FA

502
Sigal

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe i Brendshëm Sajmir Tahiri, kanë raportuar në Komisionin e Sigurisë, për buxhetin e vitit që vjen.

Fillimisht Kodheli, tha se me buxhetin e ri digasteri që drejton është i kënaqur, dhe si synim kryesor ka modernizimin e Forcave të Armatosura, dhe pasisja me armatim modern i Reparit të Këmbësorisë, proces që ministrja tha duhet të ishte përfunduar në vitin 2008.
 
Më pas ishte ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, që sqaroi se me buxhetin e ri do të përforcohen strukturat e policisë, me ngritjen e komisariatit dixhita, ku çdo qytetar mund të denoncojë nga kompiuteri. Ndërsa zyrat e shërbimit unik do të jenë gati brënda këtij viti.

Tahiri renditi më tej edhe disa nga arritjen e policisë së shtetit, si heqja nga harta e vendeve që trafikojnë lënde narkotike, duke ulur në masën e 21 % gjithë numrin e veprave penale.
 
 
Më pas në komision ishin edhe përfaqësues të Shërbimit Informativ Shtetëror që raportuan në Komisionin e Sigurisë për buxhetin 2015, mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura.