Buxheti, Cani:Bode të heshtë! Lekët jo nga qytetarët, por nga bizneset

491
Sigal

TIRANE – Kuvendi diskuton sot në seancë plenare aktin normativ të qeverisë për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin e buxhetit të vitit 2014. Opozita vijon të bojkotojë punimet e Kuvendit, pas incidentit të ndodhur në muajin korrik mes deputetit demokrat Gent Strazimiri dhe deputetëve socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, në mjediset e parlamentit. 

Ora 11:00 Ministri i Financave Shkëlqim Cani nga foltorja e Kuvendit i bëri apel paraardhësit të tij në ëktë post që të mos gënjejë qytetarët. Ai tha se rritja e buxhetit për vititn 2014 nuk i rëndon asnjë qytetari shqiptar, pasi sipas tij, ndryshe nga c’ndodhte me qeverinë Berisha, tashmë taksat e paguara nga qytetarët shkojnë për buxhetin dhe jo bizneset pranë qeverisë.

“Ish ministri i financave duhet të heshtte, na i kërcënon shqitparët se medemek të gjitha të ardhurat shtesë na qënkërkan paguar nga qytetarët dhe jo nga biznesi. Tatimi mbi vlerën e shtuar prej 260 milionë dollarësh ka ardhur në të kundërtën, sepse bizneset pranë ish-ministrit dhe ish-kryeministrit nuk i marrin më këto para. Populli gjithmonë i ka paguar për çdo blerje, por paratë nuk përfundonin në xhepat e buxhetit por të biznesit pranë ish-qeveritarëve. Ka marrë fund dhe këto para kanë përfunduar në buxhetin e shtetit”, tha Cani. 


KLD, Parlamenti voton sot ngritjen e Komisionit Hetimor për 2 anëtarët
Parlamenti do të votojë sot për ngritjen e Komisionit Hetimor i cili do të kërkojë shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së. Në axhendën e publikuar për seancën e sotme plenare është parashikuar që çështja e fundit e rendit të ditës të jetë ngritja e komisionit hetimor. Ky komision do të përbëhet nga 9 anëtar ku pesë do ti ketë mazhoranca dhe katër opozita. 

Sipas projektvendimit të Komisionit të Ligjeve është parashikuar që drejtimin e këtij komisioni ta ketë mazhoranca si grupi nismëtar për ngritjen e komisionit hetimor. Afati i parashikuar për këtë komision është një muaj dhe pritet që javën që vjen të bëhet edhe seanca e parë e konstituimit të tij.

Opozita nga ana e saj e ka cilësuar si të jashtëligjshme kërkesën për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të bashkohet me shumicën parlamentare në këtë nismë. Shkak për këtë është edhe precedenti i komisionit hetimor të kërkuar nga opozita rreth 3 muaj më parë për hetimin e emërimeve dhe shkarkimeve nga administrata publike.

Mazhoranca vendosi ndryshimin e kësaj kërkesë të PD-së duke miratuar vendimin për të hetuar emërimet në administratë që nga vitit 2009, gjë e cila bëri që opozita ta bojkotonte votimin.

Pas konstituimit të komisionit hetimor, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj do të kalojnë në hetim parlamentar lidhur me veprimtarinë e tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe sipas të gjitha gjasave, pasi të mbaroi afati i komisioni mazhoranca do të votojë edhe shkarkimin e dy anëtarëve të KLD.