Bushati takon Mogherinin – “Shqipëria e angazhuar për një rajon të kyçur në rjedhat euro-atlantike”

557
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka zhvilluar një takim me Perfaqesuesen e Larte te BE-se per Politiken e Jashtme dhe te Sigurise, Frederica Mogherini.
Ne nje status ne facebook, Ministri Bushati shprehet se me zyrtaren e BE diskutoi rolin stabilizues dhe europianizues të shqiptarëve në shtetet ku ata jetojnë.
“Takim miqësor me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të ministerialit të mesdheut në Barcelonë. Diskutuam për zhvillimet e fundit në rajon, rolin stabilizues dhe europianizues të shqiptarëve në shtetet ku ata jetojnë, vizionin e Shqipërisë për një rajon të sigurt ku proceset demokratike shtet-konsoliduese vijojnë pa u keqpërdorur nga aktorë të tretë. Shqipëria mbetet e angazhuar për të vijuar kontributin e saj për një rajon të kyçur në rjedhat euro-atlantike”.
Takimi i Bushatit me Mogherinin vjen vetëm një ditë pasi kjo e fundit do të presë Presidentët dhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve.
Sigal