Bushati me urgjencë në Kakavijë: Durim sa të rregullohet TIMS

583
Ministri i Jashtë, Ditmir Bushati ka mbërritur me urgjencë në pikën kufitare të Kakavijës bashkë me ministren Mirela Kumbaro dhe konsullin e Janinës, pasi situata është acaruar pasi qytetarët nuk po lejohen të hyjnë në Greqi që nga mbrëmja e kaluar.
Bushati tentoi të bashkëbisedonte me ta e përmes debateve tha se është bllokuar sistemi TIMS: “Ju lutem, tregohuni pak të duruar sa të rregullohet sistemi TIMS”.
Por, qytetarët i vunë në dukje se nuk bë fjalë për sistem; njeri prej tyre tha se “doganieri grek më tha mos shembni në Himarë!”
“Ç’më duhet mua Himara, – tha ky qytetar, drejtuar ministrave – nuk dua t’ia di!”.
Një tjetër emigrant shqiptar i tha ministrit: “More zotëri, pse nuk na njoftuat që mbrëmë mos u nisni nga shtëpia?! Pse?!”
Sigal