Bushati me Komitetin e Minoriteteve “Të forcojmë dialogun me pakicat”

642
Sigal

TIRANE – Ministri Bushati zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve dhe me përfaqësues të shoqatave të minoriteteve të vendit tonë. Ky takim, i cili kishte si qëllim forcimin e dialogut me shoqatat e pakicave, u zhvillua në kuadër të informimit dhe transparencës për rekomandimet e Këshillit të Evropës, mbi gjendjen e pakicave në vendin tonë. Gjatë takimit, Ministri Bushati nënvizoi vullnetin e qeverisë shqiptare për rritjen e bashkëpunimit me përfaqësuesit e pakicave, përfshirjen e tyre në procesin e konsultimit për trajtimin e çështjeve dhe problematikave të tyre, si dhe për nxitjen dhe mbështetjen e veprimtarisë së tyre në ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të identitetit gjuhësor dhe kulturor të pakicave. Në takim u shpërnda Opinioni i Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër “Për mbrojtjen e pakicave” dhe rezoluta e KiE-së, përkthyer në gjuhët e pakicave. Ky takim vjen nw kuadër tw krijimit të një klime të përshtatshme për mirëkuptim ndëretnik në vendin tonë dhe për realizimin e objektivave për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare.