Bursa të qeverisë franceze për Master 2 dhe Doktoraturë 2018-2019

1123
Sigal

Afati i aplikimit: Dosja duhet dërguar ose depozituar para 31 majit 2018 në Ambasadën e Francës në Shqipëri.

1- Bursa të qeverisë franceze për Mastera dhe Doktoratura

Ambasada e Francës në Shqipëri mbështet studentët shqiptarë që dëshirojnë të ndjekin studimet në një universitet francez. Prioritet kanë kërkesat e kandidatëve që lidhen me veprimtari prioritare të bashkëpunimit dypalësh.

Ambasada e Francës në Shqipëri jep bursa për nivelet Master 2 dhe Doktoraturë (teza në cotutelle).

Bursa e Masterit 2 nuk mund ta jetë me shumë se 10 muaj (shtator 2018 – qershor 2019). Dy tipe bursash Master 2 do të akordohen për vitin universitar 2018-2019:

10 bursa studimi: pagesë mujore 767 euro; përjashtim nga tarifa e regjistrimit ne institucionet publike të arsimit të lartë ne varësi të Ministrisë së Arsimit të Lartë, Kërkimit dhe Inovacionit; tarifa e formimit (në funksion të tavanit të përcaktuar); shpenzime për shkollim (700 euro); sigurim shoqëror, asistencë për të kërkuar strehim. Bursa nuk mbulon blerjen e biletave të avionit.

5 bursa për mbulimin e shpenzimeve shoqërore/mjekësore: përjashtim nga tarifa e regjistrimit në institucionet publike të arsimit të lartë ne varësi të Ministrisë së Arsimit të Lartë, Kërkimit dhe Inovacionit; sigurim shoqëror, asistencë për të kërkuar strehim. Ajo nuk përmban pagesë mujore, POR, mbulon blerjen e një bilete avioni vajtje-ardhje.

Bursa e doktoraturës në co-tutelle përfshin 15 muaj mobilitet të shpërndara në 3 vite universitare të njëpasnjëshme. Bursa garanton sigurimin shoqëror. Pagesa mujore është 767 euro. Bursa nuk mbulon blerjen e biletave të avionit.

2- Kushtet për t’u zgjedhur

  1. Fushat e studimeve
    Të gjitha disiplinat shkencore përfshihen. Por prioritet do të kenë fushat e mëposhtme: klima, biodiversiteti, mjekësi, energji, migracionet.
  2. Shtetësia
    Kandidati duhet të jetë shtetas shqiptar.

3- Dosja e kandidaturës

Dosja e kandidaturës duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme :
-Formularin e kandidaturës që shkarkohet ;
-Kopjen e pasaportës ;
-Kopjen e diplomës më të lartë dhe listat e notave (dokumente të përkthyera dhe të noterizuara) ;
-Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës frënge (B2) ose angleze sipas masterit ose tezës së parashikuar ;
-Curriculum-vitae, në frëngjisht (në anglisht vetëm për shkollimin në anglisht) ;
-Letrën e motivimit në frëngjisht për të prezantuar projektin e shkollimit në Francë (në anglisht vetëm për shkollimet në anglisht) ;
-Marrëveshjen e co-tutelle për tezën e doktoraturës ;
-Letra/t e rekomandimit nga drejtuesi/t) dhe/ose një pedagog i institucionit nga vjen kandidati ;
-Vërtetimin e regjistrimit ose kopje të korrespondencës së shkëmbyer me universitetin francez. Bursat u jepen vetëm kandidatëve që kanë një regjistrim në një universitet francez.

Dosja duhet dërguar ose depozituar para 31 majit 2018 në Ambasadën e Francës në Shqipëri, në adresën e mëposhtme:

Ambasada e Francës
Shërbimi për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore