Bursa studimi në Japoni – 22 qershori, data e fundit për aplikime

643
Sigal

Shteti japonez ka çelur programin e bursave për të gjithë ata që dëshirojnë të vijojnë studimet pasuniversitare, master apo kërkimore në këtë vend. Në kuadër të këtij programi, qeveria e Japonisë ofron bursë për studime për kandidatë shqiptarë, për vitet akademikë 2019-2021. Sipas njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së Arsimit bëhen të ditura se studimet ofrohen në disa fusha si në ekonomik, tregti, drejtësi, Shkenca politike, Shkenca natyrore të aplikuara etj. Aplikanti duhet të ketë përfunduar studimet në nivelin universitar bachelor ose master dhe programi i studimit për të cilën do të aplikojë duhet të jetë e njëjtë ose e lidhur me degën, për të cilën kandidati ka mbaruar studimet në Shqipëri. Një tjetër kriter është pasja e njohurive shumë të mira të gjuhës angleze. Në njoftimin e bërë publik në faqen e ministrisë bëhet e qartë se bursa e studimit mbulon të gjitha shpenzimet për ushqimin, akomodimin, programin mësimor, si dhe shpenzimet e udhëtimit vajtje-ardhje ndërsa përcaktohet si datë e mbylljes së aplikimeve 22 qershori./SCAN/