Burri ushtron dhunë për 13 vite , gruaja habit: Dua që të rikthehet në shtëpi

577
Sigal

Hana Zela, 43-vjeç është nënë e dy fëmijëve, të cilët po i rrit e vetme dhe me shumë sakrifica. Edhe Hana, si shumë gra dhe nëna të tjera, është dhunuar nga burri prej 13 vitesh, veprime për të cilat po vuan dënimin me burg.

Rihana rrëfeu jetën plot vuajtje përkrah një bashkëshorti të dhunshëm, por ardhja sot në emisionin me “Zemër të Hapur” pati një arsye ende më të fortë.

Ajo vendosi që ta falë burrin dhe kërkon që ta kthejë në shtëpi. Edhe pse e martuar me shkesë, 43-vjeçarja thotë se e ka dashur shumë dhe se ndjen dhembshuri për të, pasi vuan nga sëmundje mendore. Ai ka nevojë për dashurinë e familjes dhe fëmijët e ndjejnë mungesën e tij.

Për këtë arsye, ai nuk ka qenë i aftë për të mbajtur familjen, por përkundrazi i ka lënduar me veprime të pakontrolluara. Ai mbahet në burg, në repartin e të sëmurëve mendorë. Kërkesës së Hanës për ta kthyer në shtëpi, gjyqtari i është përgjigjur me argumentin se i duhet të rrijë edhe një vit nën mjekim.

Por Hana kërkoi nga studio e emisionit tonë rikthim të shpejtë të burrit në familje, pasi ka besim që nën efektin e ilaçeve do të jetë i lumtur pranë tyre dhe ata pranë tij.
Ndiqni rrëfimin…!

Hana Zela: Me mblesëri u njoha me burrin, m’u duk moshë e pjekur, u takuam një herë dhe vendosa vetë për martesën. E zbulova që vuante nga shëndeti mendor pas 1 viti.

Ai bërtiste, thyente gjërat e shtëpisë, sa e kuptova jam interesuar dhe e kam çuar te spitali, tek 5. Në fillim merrte mjekim, pastaj familja s’e çonte më. Shenjat e para i ka pasur që kur është ndarë nga gruaja e parë, është bërë më keq.

E dija që kishte qenë i martuar, por që ishte në atë gjendje nuk e dija. Sipas familjes, vetëm një herë ka marrë mjekim. Unë jam interesuar jashtë mase, më shumë jam marrë me të se me veten time.

Evis Ahmeti: Ti e di sa të rrezikohet jeta, nëse ai kthehet në familje?

Zela: Po e di po dua të rikthehet.

Evis Ahmeti: Po jeta e fëmijëve?

Hana Zela: E di, po ç’të bëj. I çoj fëmijët atje ta takojnë çdo muaj, por ai do shumë të rikthehet, thotë se e ka marrë malli, me fëmijët sillet shumë mirë, s’di si do reagojë kur të kthehet në shtëpi.

Mjekët ne seancë gjyqësore deklaruan se ai nuk është ende në gjendje të shkojë pranë familjes.