Burri dhunon bashkëshorten në mes të Tiranës

127

Një rast i tillë dhune është denoncuar nga një qytetar ditën e sotme  ku një burrë dhunon në mes të Tiranës një grua.

Sipas qytetarit, ata janë çift bashkëshortësh, të cilët po debatonin në fillim me fjalë, por më pas situata ka degjeneruar në dhunë.

Qytetari tregon se gruaja i kërkonte sqarime burrit të saj lidhur me një çështje, por ai nuk pranonte të fliste dhe e kërcënonte të largohej pasi do “hante dru”.

Pas pak minutash debat, gruaja është larguar, por ai e ka ndjekur mbrapa duke e goditur.

E gjendur në këtë situatë gruaja është përpjekur që të vetëmbrohet.