Burri akuzon gruan për tradhti, i merr pasaportën dhe zhduket gjatë pushimeve në Shqipëri

105
Një grua po përjeton një tmerr të vërtetë nga bashkëshorti i saj. Bëhet fjalë për shtetasen I.B. e cila është emigrante në Greqi dhe kishte zgjedhur Shqipërinë si destinacion për të kaluar pushimet.
Ajo së bashku me bashkëshortin kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë qëndruar në Elbasan te njerëzit e tyre ku ka nisur edhe një sherr mes çiftit.
Bashkëshorti, Sh.B. e akuzon gruan se e ka tradhtuar në Greqi. Ai ka marrë dokumentet e saj dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.
Gruaja ka shkuar në Polici dhe ka bërë kallëzim. Ajo kërkon tashmë divorcin, por ka mbetur pa dokumente identifikuese.