Sigal

Kati i parë i një pallati në qytetin e Burrelit në të cilin nuk banonte njeri u përfshi nga flakët mesditën e sotme.

Zjarri shkaktoi panik për rreth 50 familje që banojnë në pallatin e ish oficerave dhe bizneseve aty pranë.

Zjarrfikëset mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe fatmirësisht zjarri u vendos nën kontroll pa shkaktuar ndonjë dëm.

Dyshohet  që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm pasi në katin e parë prej vitesh janë krijuar mbeturina dhe janë vendosur orendi shtëpijake të papërdorshme.