Burrel, tensionohet situata, policia shkopa gome dhe gurë ndaj mbështetësve të PD

550
Sigal

Në Burrel ka pasur tensione pas përplasjes mes qytetarëve dhe policisë.

Edhe në këtë bashki, kërkohet lirimi i ambienteve zgjedhore. Raportohet se ka pasur përleshje mes policisë dhe qytetarëve në KZAZ-në nr. 16.

Si rrjedhojë e përplasjes së dhunshme, ka disa të lënduar. Mbështetës të PD tentojnë të futen në KZAZ nr. 16.

Tashmë policia ka hyrë në ambientet e KZAZ. Në momentin kur policia ka përdorur gaz lotsjellës, qytetarët janë shpërndarë.

Përplasja ka qenë fizike, ku janë përdorur edhe shkopinj dhe sende të tjera të forta(gurë).

Bëhet me dije se ka pasur të plagosur si nga ana e qytetarëve, ashtu edhe nga ana e policisë. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Burrelit.