Burrel -Të shtëna me automatik në drejtim të një palestre, pesë të rinj janë shpallur në kërkim

493
Sigal

Pesë të rinj janë shpallur në kërkim nga policia e Burrelit, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një palestre.

Policia thotë se ka marrë një njoftim në sallën operative për të shtëna me armë zjarri në lagjen Pjetër Budi”.

Pas mbërritjes në vendngjarje u konstatua se ishte qëlluar me automatik në drejtim të një palestre. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar dhe as dëme matëeriale, ndërsa mendohet se shkak ka qenë një konflikt i djalit të pronarit të palestrës me disa bashkëmoshtarë.

Policia informon se“Rreth orës 13. 25 në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat ka ardhur një telefonatë se në Lagjen “Pjetër Budi” në qytetin e Burrelit ka të shtëna armësh. Menjëherë në drejtim të vendit që  u dha  inforacioni shkuan shërbimet e policisë ku rezultoi se në drejtim të bordurës së taracës të ndërtesës (palestër) në pronësi të shtetasit B.S,  është qëlluar me armë zjarri automatike. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar dhe as dëme materiale në godinë pasi është qëlluar në drejtim të taracës së godinës. Nga veprimet e shpejta të kryera nga policia rezultoi se shkaku i këtij veprimi nuk ka lidhje me pronarin e palestrës por dyshohet për një konflikt  për motive banale të djalit të tij B.S gjimnazist me disa bashkëmoshatarë të tij. Policia po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e 5 të rinjëve si të përfshirë në këtë ngjarje konkretisht A.P, A.P, A.K, E.K, dhe M.H.”