Burrë e grua gjenden të vrarë në banesën e tyre, djali dyshohet të jetë autori

204

Mëngjesin e sotëm në Prizren një çift u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Ortakoll”. Çifti bashkëshortor i cili kishte ardhur vetëm dy ditë më parë nga Suedia në Kosovë, u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Prokuroria Themelore e Prizrenit  shprehet se i dyshuar për vrasjen e çiftit nga Prizreni është djali i tyre 35-vjeçar, A.Hadri, i cili është larguar nga Kosova më 20 janar, po atë natë që ishin kthyer prindërit e tij . Dy gëzhoja të plumbave dhe një pistoletë u gjetën në afërsi të trupave të pajetë.

Prokuroria ka thënë se i dyshuari ka shkuar nga Kosova në Maqedoni me datën 20 janar, e më 21 janar nga Maqedonia në Greqi.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme policia ka marrë në pyetje edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit Hadri, të cilët pas marrjes së lajmit për vrasjen e prindërve të tyre, kanë ardhur nga Suedia në Kosovë. Suada dhe Durim Hadri do të varrosen të premten në Prizren.