Burgu i Spaçit në muze kujtese merr mbështetjen e ambasadorëve

724
MIRDITË – Kthimi i burgut famëkeq të Spaçit në një muze të kujtesës, ka marrë mbështetjen e shumë ambasadave në vendin tonë të cilët do të ndihmojnë për zbatimin e këtij projekti. Për të parë nga afër këtë ish burg që tashmë është kthyer në një gërmadhë të vërtetë kanë qenë të pranishëm Ambasadori i OSCE në vendin tonë Florian Raunig, ambasadori Gjerman Helmut Hoffman, e shumë përfaqësues të tjerë Diplomatik në Shqipëri.
Të shoqëruar nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës si dhe të Komunës së Oroshit ata janë njohur nga afër me historikun e këtij vendi burgu si dhe me projektin e hartuar dhe konceptimin për kthimin e tij në një muze të vizitueshëm.
Nga ana tjetër përgjegjësi i Kulturës Kombëtare në Qarkun e Lezhës Paulin Zefi është shprehur se duhet një ndërhyrje e menjëhershme në këtë vend të kujtesës ku humbën jetën me qindra kundërshtarë të regjimit komunist.
Por teksa delegacionet e ambasadave të huaja në vendin tonë kishin ardhur për të vizituar këtë monument kulture që ruhet nga shteti ata janë shokuar teksa kanë parë minierën e rihapur nga një firme turke e cila po e përdor për nxjerrjen e mineralit, duke e dëmtuar rëndë këtë vend kujtese ku kanë vajtuar me qindra shqiptare.
Sigal