Burg shqiptarëve të Shqiponjës, Janullatos dhe deputetë grekë valëvitin flamurin grek në Tiranë e Himarë

611
Përparim HALILI
Vetëm në Greqi të grisin pasaportën, të sekuestrojnë librat, të përzënë, të rrahin, të burgosin e të vrasin, nëse mban simbolet shqiptare
Ndërsa në Greqi, ndalohet të ngrihet qoftë edhe një mini-kishë ortodokse shqiptare me klerikë e besimtarë shqiptarë në gjuhën shqipe, në qendër të Tiranës, Greqia është lejuar të ndërtojë një Kishë-Kala me sipërfaqe 3000 mijë metër katrorë, truall të grabitur nga ish-pronarët shqiptarë. Këtë “kala” që quhet Kisha Ortodokse Shqiptare, prej 26 vitesh e sundon dhe e komandon një klerik grek me emrin Anastasios Janullatos, i arsimuar në rininë e tij si oficer për shërbime sekrete
Përse nuk ndodh ky vandalizëm shtetëror në SHBA, Itali, Francë, Gjermani, Danimarkë, Turqi, Angli, Suedi e kudo, kur shqiptarët vendosin mbi banesat dhe bizneset, mbi makinat dhe protestat e tyre flamurin shqiptar! Shqiponjën shqiptare me dy duar e kanë bërë edhe Kryeministrja Kroate Jadranka Kosor dhe ish-Presidenti Kroat Stipe Mesiç, ushtarët amerikanë, ambasadorët e vendeve të BE dhe shtetarë të huaj, përse Greqia tërbohet nga simbolet shqiptare dhe i burgos ata që i publikojnë?! 
Greqia që deklaron dhe kapardiset, se gjoja respekton të drejtat e njeriut, Greqia që vjen deri në Himarë, Dropull, Gjirokastër, Korçë, Përmet e deri në Kukës e Dibër dhe ulërin me tërsëllimë për shkelje të drejtash minoritarësh grekë edhe kur i zë gripi apo kur u thyhet një degë fiku që ka dalë nga gardhi i shtëpive të tyre, në mënyrë të turpshme nxjerr prangat dhe arreston e dënon me burg, 7 djemtë shqiptarë emigrantë në Greqi, që për shkak të persekucionit dhe Ligjit Ushtarak Grek, detyrohen të bëjnë ushtrinë si ushtarë grekë, vetë e vetëm për të mos humbur shtetësinë greke, të fituar prej prindërve të tyre “me shpirt ndër dhëmbët” e denigrimit, dhunës dhe persekucionit të shtetit e të qarqeve shoviniste greke! Dje, u dënuan 7 djem shqiptarë me nga 60 ditë burg secili, sepse me ndenjën e tyre si shqiptarë, pozuan duke bërë me duar simbolin e Shqiponjës Dykrenare të Flamurit Kombëtar Shqiptar! Por shteti grek, i dënoi! Përse manifestohet ky akt ekstrem, ultra-nacionalist, kur në Shqipëri lejohen qindra simbole greke madje edhe anti-shqiptare? Lejohen shkolla, gazeta, televizione, radio e aktivitete greke, ceremoni përkujtimore ushtarake greke, flamuj grekë që valëviten pa asnjë pengesë në çdo mjedis, madje edhe në qendër të Tiranës! Përse dënohen 7 djem shqiptarë në Greqi, që pozojnë me simbolin e shqiponjës, kur në mes të Tiranës, nën veladonin e veprimtarisë fetare, zhvillon veprimtari edhe anti-shqiptare Janullatos, ish-nxënësi i klerikut grek të qytetit të Konicës, anti-shqiptari të tërbuar Sebastionos, që për çdo ditë-vdekje të tij e në çdo festë fetare greke, shkon dhe i çon lule tek varri, së bashku me Vangjel Dulen?! Përse dënohen 7 shqiptarë që bëjnë simbolin e Shqiponjës shqiptare në Greqi, kur në Shqipëri minoritarët bëhen deputetë, ministra, ambasadorë, drejtorë institucionesh e deri rektorë universitetesh e, nën këto funksione shtetërore zyrtare shqiptare, guxojnë dhe bëjnë propagandë interesash fetare, financiare, ekonomike, territoriale e kulturore greke, kundër Shqipërisë?! Në Greqi, nuk lejohen të futen as çamët me moshë 90 e 100-vjeçare, duke ua grisur pasaportat e shtetit shqiptar në kufi, me siglën “Të rrezikshëm, të papëlqyeshëm”, ndërkohë që në Shqipëri lejohet të futet çdo grek që bën biznes e propagandë pro-greke?! Madje në çdo fushatë zgjedhjesh lokale e parlamentare, lejohen të futen edhe “ushtri” politikanësh e deputetësh grekë, të cilët bëjnë thirrje anti-shqiptare! Lejohen edhe misionarë ultra-nacionalistë e shovinistë grekë, të cilët vijnë e bëjnë “mbledhje pune” tek “stani” i Janullatosit, gjoja për “çështje fetare”! Ndërsa në Greqi nuk lejohet të futen libra shqip, në mes të Tiranës lejohet të hapen edhe universitete greke në pronësi dhe kujdestari të Janullatosit, madje edhe me profil ushtarak, ku dëgjohen edhe leksione në gjuhën greke e vetëm pro-greke. Ka edhe shkolla tip kolegje me biblioteka greke, të mbushura me libra që flasin edhe për lakmitë ëndërrimtare territoriale greke mbi Shqipërinë, të cilës i kanë grabitur jo pak troje në jug e në jug-lindje! Ndërsa në Greqi, nuk lejohet të ngrihen “katër mure” me emërtimin “Kurs i gjuhës shqipe” për fëmijët e emigrantëve. Janullatos në Shqipëri merr pjesë edhe në tenderë HEC-esh dhe “fiton” e ndërton 3 të tillë në Përroin e Rapunit, në Librazhd, duke vendosur administrator të tyre në QKR… një prift grek, me emrin fetar At Harallambi, HEC-e që inaugurohen edhe nga kryeministri Rama dhe deputeti i “Rilindjes”, Taulant Balla! Ndërsa në Greqi, ndalohet të ngrihet qoftë edhe një mini-kishë ortodokse shqiptare me klerikë e besimtarë shqiptarë në gjuhën shqipe. Në qendër të Tiranës, Greqia është lejuar të ndërtojë një Kishë-Kala me sipërfaqe 3000 mijë metër katrore truall të grabitur nga ish-pronarët shqiptarë. këtë “kala” që quhet Kisha Ortodokse Shqiptare, prej 26 vitesh e sundon dhe e komandon një klerik grek me emrin Anastasios Janullatos, i arsimuar në rininë e tij si oficer për shërbime sekrete, detyrë të cilën e ka ushtruar publikisht prej disa vitesh edhe ilegalisht nën veladonin e klerikut, në disa shtete të botës ku është “desantuar”, siç po vepron edhe në Shqipëri! Dihet se si u “gradua” Janullatos në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare! Deklaroi se do të qëndronte vetëm 1 vit, sa të formëzonte këtë institucion e shërbim fetar të shkatërruar nga diktatura komuniste e do të ikte, por nuk po ikën as sot pas 26 vitesh dhe shqiptarët e lejojnë! Po, a mund të lejohet një klerik shqiptar, të drejtojë një Kishë Greke në mes të Athinës? Jo vetëm në mes të Athinës, por as në Shqipëri nuk lejohet! Ndërsa në Shqipëri lejohet të komandojë Kishën Ortodokse Shqiptare edhe me shërbesa në gjuhën greke, një klerik grek i cili lejohet edhe të bëjë politikë e të marrë pjesë në fushata elektorale në zonat e hartës së Vorio-Epirit apo në kongrese të PBDNJ e shoqatës OMONIA, të takohet hapur e skutave me kreun e PBDNJ, me shoqatën OMONIA, me deputetë grekë e madje edhe të hapë dyert e Kishës Ortodokse Shqiptare në Tiranë, për takime politike të partive politike, të politikanëve grekë e të shoqatave politike greke, të cilat kërkojnë greqizimin e Himarës dhe copëtimin e Shqipërisë së jug-lindjes, sipas hartës së tyre paçavure të Vorio-Epirit! Përse dënohen 7 çuna shqiptarë, që fundja i shërbejnë ushtrisë greke, për faktin se bëjnë simbolin e Flamurit Shqiptar me duar, ndërkohë që në Shqipëri lejohen varreza greke me kryqin dhe flamurin grek mbi krye?! Përse nuk ndodh ky vandalizëm shtetëror në SHBA, Itali, Francë, Gjermani, Danimarkë, Turqi, Angli, Suedi e kudo, kur shqiptarët vendosin mbi banesat dhe bizneset, mbi makinat dhe protestat e tyre flamurin shqiptar! Shqiponjën shqiptare me dy duar e kanë bërë edhe Kryeministrja Kroate Jadranka Kosor dhe ish-Presidenti Kroat Stipe Mesiç, ushtarët amerikanë, ambasadorët e vendeve të BE dhe shtetarë të huaj! Përse vallë Greqia, tërbohet nga simbolet shqiptare dhe burgos ata që i publikojnë, apo i mbajnë në duar?! 
Sigal