Burg 3 ish-zyrtarëve të DTR,vodhën 5.5 milionë lekë taksë automjetesh

506
Sigal

TIRANE – Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e “arrestit me burg” për tre ish-zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor, Tiranë, të akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Vendimi është marrë gjatë senacës në mbrëmjen e djeshme, ku janë lënë në burg R. Vezelaj (ish-arkëtar), K. Kaca dhe A. Murataj (ish-faturistë). Sipas Prokurorisë, pas dyshimeve, ka nisur hetimi ku është konkluduar se tre ish-zyrtarët nuk kanë derdhur në arkën e Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor taksat që kanë paguar pronarët e rreth 60 automjeteve, në vlerën e rreth 5.5 milionë lekëve të reja.

Mësohet se procedimi penal ndaj tyre ёshtё regjistruar mbi bazёn e kallëzimit tё disa qytetarёve tё cilёt kanё deklaruar se kanё bёrё pagesёn   e taksёs vjetore nё vitin 2012, dhe nё vitin 2013 janё vёnё nё dijeni se taksa e  paguar prej tyre  nuk ёshtё arkёtuar nё arkёn e Drejtorisё Rajonale tё Shёrbimit tё Transportit Rrugor Tiranё dhe si rrjedhojё nuk figuron e hedhur nё sistem.

Nga hetimet e Prokurorisë kanë rezultuar se kallëzuesit janë pronarë të automjeteve të ndryshme dhe kanë kryer rregullisht pagesën e taksave dhe vjetore dhe kolaudimin  e automjeteve sipas  rregullave të përcaktuara në aktet  nënligjore. 

Gjatë vitit 2013 dhe 2014 ata  janë paraqitur pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale Tiranë dhe kanë konstatuar se në sistemin  kompjuterik, rezultonin debitor për vitin (ose vitet) paraardhëse. Për të vërtetuar faktin se ata kanë paguar detyrimet përkatëse të vitit paraardhës ata kanë paraqitur  dokumentacionin që vërtetonte pagesën e detyrimit nga ana e tyre.

Në këtë situatë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ku është konstatuar tre ish-zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor,  kanë kryer veprën penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, duke mos hedhur në arkën e këtij institucioni taksat në vlerën e rreth 5.5 milionë lekëve të reja. – See more at: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/burg-3-ish-zyrtareve-te-dtrvodhen–5-5-milione-leke-takse-automjetesh-250588.html#sthash.QMnLpETS.dpuf