Bunkeri luksoz

627
Pas kërkesave të mëdha për ndërtimin vendstrehimeve të sigurta në rast të fatkeqësive apo ndonjë sulmi bërthamor, tani mund të shohim se si duket bunkeri super luksoz që po ndërtohet në Kansas të Shteteve të Bashkuara. Larry Hall konsiderohet si ideatori i zhvillimit të këtij programi, që ai i referohet si “Vila për mbijetesë”. Të gjitha apartamentet luksoze brenda këtij bunkeri tashmë janë shitur, edhe pse është ende në ndërtim e sipër.
Projekti “Survival Condo” është një kompleks luksoz i ndërtuar 15 kate nën tokë nën ish-bazën ushtarake në Concordia të Kansasit, që dikur shfrytëzohej për lançimin e raketave. Një apartament që shtrihet në 1.800 metra katrorë do të kushtojë 3 milionë dollarë, derisa ai me 900 metra katrorë për 1.5 milion dollarë. Ata me hapësirë më të madhe dhe orendi më të shtrenjta, do të shiten nga 4.5 milionë dollarë. Ky bunker është i ndërtuar që t’i mbijetojë çdo katastrofe apokaliptike: siç janë pandemitë globale shëndetësore dhe sulmet terroriste, duke përfshirë edhe ato bërthamore.
Sigal