Bumçi shkatërron kompleksin muzeal të Gjirokastrës

536
Sigal

Një skandal i ri po del në shesh tashmë që fushata elektorale ka filluar.  Në një denoncim publik, të deputetit të PS-së, Auron Tare, me lejen e firmosur nga ish- ministri Bumçi dhe me dijeninë e plotë të deputetëve Ruli dhe Ksera, po ndërtohet një objekt në Sheshin Fantazia në Gjirokastër, e cila do të dëmtojë dhe shëmtojë të gjithë kompleksin muzeal të kësaj zone. Deputeti i PS-së, Auron Tare, duke denoncuar këtë skandal të ri të ish ministrit të Kulturës Aldo Bumëi, thotë, se: “Ky ndërtim është shembulli më i mirë se si Ministria e Kulturës e cila është institucioni i ruajtjes së Trashëgimisë sonë Kombëtare po e përdhos këtë trashëgimi në emër të interesave të ngushta politike. UNESCO ka vënë alarmin për dëmtime serioze në Gjirokastër, ndërsa zoti Bumëi firmos përdhosjen e zonës Muzeale me ndërtime jashtë çdo kriteri historik. Ky është skandali i radhës i MTKRS-së dhe institucioneve të Trashëgimisë Kulturore, i cili po bëhet edhe me dijeninë e deputetëve të djathtë Ruli dhe Ksera”, – thotë në denoncimin e tij publik, deputeti i PS-së, Auron Tare.