Bulqizë, ndërtuesit e pallateve me anë të mashtrimit po u shesin qytetarëve apartamentet pa leje

576
Sigal

Këto ditë, ku në gjithë Shqipërinë ka nisur aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, në Bulqizë po vazhdojnë ndërtimet pa leje me intensitet të lartë, duke nisur përballë bashkisë që ndërtohen shkallë në trotuarin e qytetit, me përkrahjen edhe të deputetëve të majtë që aktualisht pronari i këtyre shkallëve është edhe drejtor i postës në qytetin e Bulqizës, e duke vazhduar sipër kolektorëve të ujërave të zeza, në trotuare, në parqe dhe lulishte siç janë edhe firmat ndërtuese, që kanë ndërtuar sipër ish-komitetit të partisë një pallat 7- katësh pa leje që mashtron qytetarët për t’i blerë këto pallate. E me të drejtë më vonë nis një konflikt midis matrapazëve të këtyre shitjeve e qytetarëve. Dhe ky është një problem i madh në qytetin e Bulqizës. Madje sipas qytetarëve edhe ish-hoteli në qytetin e ri që i përket ish- njërit prej deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë është pa leje. Qytetarë dhe minatorë që kanë qenë në këtë pallat kërkojnë që ky ish-hotel të mos u shitet personave të tjerë, sepse si pronësi i përket Ministrisë së Kulturës dhe po mashtrohen qytetarët se, është privatizuar, por në fakt kjo ndërtesë nuk është privatizuar. Prandaj kërkohet që t’u kthehet ndërtesa këtyre minatorëve që kanë qenë banorë në këtë pallat. Ata kërkojnë me forcë që të ndëshkohen sipas ligjit personat përgjegjës dhe të çohet para drejtësisë për aktin e turpshëm dhe shitjen e tokave në qytetin e Bulqizës që krimi ekonomik dhe gjithë instancat shtetërore të parandalojnë të gjitha shitjet që janë pa leje, sepse më vonë krijohet një konflikt deri në luftë civile ndërmjet pronarëve mashtrues dhe qytetarëve që mund të dëmtohen nga blerja e këtyre apartamenteve. Kështu edhe qytetarët janë të habitur edhe nga kryetari i ri i bashkisë që nuk denoncon dhe ndalon këto abuzime me qytetarët e tij.