Bulqizë, gjobiten 13 subjekte minerare, nuk kishin leje mjedisore

528
Sigal

BULQIZE – 13 subjekte që shfrytëzojnë mineralin e kromit në zonën Bulqizës janë gjobitur me 2 milionë lekë të reja nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave pasi nuk kishin leje mjedisore.

Ky Inspektoriati ka nisur një aksion për të gjitha subjekete që shfrytëzojnë mineralin e kromit, e ndërsa në rrethin e Bulqizës janë 86 subjekteve minerare që ushtrojnë aktivitetin e tyre. Gjatë inspektimit të ditës së sotme janë kontrolluar18 subjekte ku vetëm 5 prej tyre kishin leje mjedisore, ndërsa 13 subjektet e tjera janë gjobitur me 2 milionë lekë të reja për çdo subjekt. “Aktiviteti i nxjerrjes së mineralit të kromit është një nga aktivitetet me impakte të konsiderueshmë në dëmtimin e mjedisit dhe të pyjeve ndaj ISHMPU ka filluar këtë inspektim që do të vijojë gjatë gjithë muajit dhjetor. Asnjë shkelje nuk do të tolerohet”, deklaroi kryeinspektori Ergys Agasi. Sipas Inspektoriatit Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave objekti i inspektimit ishte vlerësimi i impaktit në mjedis të këtyre aktiviteteve ku përfshihet kontrolli i dokumentacionit për marrjen në përdorim të fondit pyjor, zbatimi i kushteve të lejeve mjedisore, sidomos për sistemimin e mbetjeve të ngurta dhe rehabilitimin e sipërfaqeve të dëmtuara nga gërmimet apo kontrollin e furnizimit me shtylla miniere prej lënde drusore të cilat kanë stimuluar në një mase të madhe prerjen e paligjshme të pyjeve.