Bulqizë, fluks aplikimesh për pasaporta për tu nisur drejt Gjermanisë

472
Banorët e Bulqizës vazhdojnë të largohen drejt Gjermanisë. Prej ditesh në gjendjen civile të këtij qyteti janë shënuar radhë të gjata nga fluksi i lartë i aplikuesve për pasaporta biometrike. Banorë nga Trebishti dhe Ostreni dhe fshatra te zonave të thella të Bulqizës, kanë udhëtuar me orë të tëra, sëbashku me fëmijët e tyre, për të kryer proçedurat e aplikimit.
Banor 1: “E shikon këtë 1 vjeç(flet për fëmijën që ka në krahë”, ka që në mëngjes këtu.Ça duhet me i than kësaj”.
Banor 2: “ Kemi që në 08:00 të mëngjesit këtu për aplikimin. Në Gjermani do të ikim kur të marrim pasaportën. Të aplikojmë njëherë me kismet, se nuk po na lënë me hy brenda. Kemi 10 orë që rrimë këtu”.
Banorët që qëndrojnë vazhdojnë t’u drejtohen stogjeve te kromit, për të siguruar mbijetesën. Largimet e banorëve nga qarku i Dibres prej muajit dhjetor jane alarmante.
Vetëm në 2 muaj nga rrethi i Matit, përllogaritet të jenë larguar rreth 7 mijë persona.
Sigal