Bulqizë, firma Balfin vjedh ish-materialet e punës në minierë dhe i shet për skrap

572
Sigal

Po shpërdorohet pasuria kombëtare. Minatorët: Kompania ka të drejtë vetëm nxjerrjen e kromit jo shitjen e hekurave

Sherr i madh ka plasur ditën e djeshme në minierën e Bulqizës. Shkaku ka qenë vjedhja e materialeve të punës që janë përdorur dikur. Kështu firma “Balfin Group” më aktivitet në minierën e Bulqizës ka vjedhur duke shkelur kontratën vagonët e prishur, elektromotorrat e nxjerra jashtë funksionit, pompat e shkatërruara etj., (këto të gjitha nuk janë në inventar dhe për këtë arsye nuk mund të shiten për skrap). Firma ka licencë për të nxjerr krom dhe jo për të shitur hekura. Dhe këtu ka nisur konflikti midis mekanikëve dhe punëtorëve, ku drejtori i minierës zoti Medat Zogu ushtron presion mbi punëtore duke iu thënë se ata nuk kanë punë dhe se me këtë çështje merren vetëm drejtuesit. Kjo mbledhje e hekurit nuk duhet lejuar, sepse është pasuri kombëtare që nga viti 1960 që është hapur Pusi numër 2 e deri më sot që vazhdohet të punohet. Në minierë ka vagonë të prishur, pompa, elektromotora, shina të dala jashtë përdorimit, mikroskop ose faroma nëntokësore. Pra të gjitha këto ndodhen në galeri të nëntokës, në Pusin numër 2, brenda për brenda kompanisë “Balfin Group”. Minatorët janë rebeluar pasi plus ndërprerjes së ujit nga ujësjellësi i shtohet edhe vjedhja e hekurave. Punonjësit duan ta dinë se ku shkojnë këto lekë që merren nga shitja e hekurit për skrap. Edhe kjo duhet të jetë marrëveshje midis tre palëve sindikatës, punëdhënës dhe firmës Balfin dhe të hapet tenderit dhe kush të shpallet fituese, ajo firmë ka të drejtë ta shesë me prokurim hekurin që gjendjet në galeri.

Përplasje mes policisë private dhe asaj të rendit

Gjithashtu ditën e djeshme ka pasur përplasje mes policisë private dhe asaj të rendit në zonën D, në minierën e Bulqizës. Shkak sipas policisë se rendit, është bërë moslejimi i kalimit të makinave të kromit të kompanive të tjera, në territorin e firmës “Tur Alba”, nga kjo e fundit. Dje kompania “Tur Alba” ka bllokuar dy automjete të firmave të tjera, ç’ka ka sjellë edhe përplasjen. Policia e Bulqizës, ka ndërhyrë në këtë situatë, duke e konsideruar të padrejtë veprimin e kompanisë në fjalë, që sipas policisë u kërkon shuma të konsiderueshme në këmbim të kalimit. Kompanitë e tjera janë të detyruara të kalojnë në zonën e firmës “Tur Alba”, pasi kjo është e vetmja rrugë kalimi drejt galerive të tjera. Ndërkaq, firma pretendon se ndërhyrja e policisë së Bulqizës ditën e sotme është e padrejtë, ndërsa ka depozituar një kallëzim penal në gjykatën e rrethit.