“Bujqësia në sytë e fëmijëve”, Ministri Panariti bashkëbisedim me një grup nxënësish të shkollave 9-vjeçare.

496
Sigal

Edmond Panariti:
“Kultura e ushqimit, lëndë mësimore në shkolla”

“Bujqësia në sytë e fëmijëve”
ishte aktiviteti në të cilin Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe
Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, priti një grup fëmijësh të
shkollave 9-vjeçare, me të cilët diskutoi për bujqësinë dhe ushqimet. Ministri
i Bujqësisë vuri theksin te mënyra e të ushqyerit, si mjaft e
rëndësishme për shëndetin e jetëgjatësinë duke theksuar si prioritet sigurinë
ushqimore dhe të ushqyerit e shëndetshëm, veçanarisht per femijet.

“Ajo çfarë e prodhon natyra,
çfarë është e freskët, çfarë është natyrale, është më e shëndetshme për ju.
Ndaj po iu drejtohem ju dhe ju t’jua kërkoni prindërve tuaj, që ushqimi të jetë
natyral. Do t’ju këshilloja që të hiqnit dorë nga lëngjet e frutave të
përpunuara, nga ushqimet që i shikoni nëpër reklama, por që nuk janë të
shëndetshme për ju, edhe pse mund t’ju shijojnë. Do t’ju këshilloja që vaktet
tuaja, ushqimi që merrni me vete në shkollë, të mos jetë i blerë dyqaneve apo
fast foode-ve, por i gatuar nga prindrit tuaj”, tha Ministri.

Zoti Panariti theksoi
gjithashtu perpjekjen maksimale per te larguar shitësit ambulante pranë
hekurave të rrethimit të shkollave. Ai tha se menyra dhe kultura e te
ushqyerit, do te jete, “në bashkëpunim ndoshta dhe me Ministrinë e Punës e
Miqëqenies Sociale, si dhe me atë të Arsimit, pjesë e mësimëdhënies.