Bujqësia në Fier, rekord eksportesh drejt Francës, Danimarkës dhe Norvegjisë

749
Sigal

Gazeta Telegraf/

Drejtoria e Bujqësisë në Fier deklaron rritje të ndjeshme të eksporteve të
produkteve të serës. Sipas të dhënave zyrtare vetëm për tremujorin e verës,
eksportet e prodhimeve bujqësore, fruta e perime është rritur me 60%. Rriten me
60% eksportet e produkteve bujqësore Fier vetëm për 3 mujorin Qershor, Korrik,
Gusht. Ndërsa sasia në total e eksporteve për 8 mujorin e këtij viti shkon ne
64,7 mijë ton fruta dhe perime ose 116% më shumë sa i gjithë eksporti i vitit
të kaluar.

Eksperti në drejtorinë rajonale të bujqësisë në Fier Muhamet Baboci tha se
produktet kanë peshën më të madhe të eksportit janë perimet dhe luleshtrydhet,
Këtë vit harta e vendeve eksportuese është zgjerua dhe me vende të BE si
Franca, Danimarka deri në Norvegji. Muhamet Baboci,Ekspert në Drejtorinë e
Bujqësisë thotë se është rritur eksporti nga këto ekzofrutat, sidomos
luleshtrydhe dhe manaferra rreth 770 ton. Sipas ekspertëve të bujqësisë, rritja
e eksporteve në Fier, shpjegohet dhe me rritjen e prodhimit pas shtimit të
sipërfaqeve me sera në rrethin që shkon deri në 136 hektarë.