Bujar Leskaj vë me shpatulla për muri Damian Gjiknurin

640
Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon ngritjen e një grupi të posaçëm për të vërtetuar faktet e nxjerra nga auditimi i realizuar nga ky institucion si dhe mbajtjen e një seance të posaçme parlamentare ku të raportohen të gjitha gjetjet. Kjo kërkesë vjen pas akuzave të hedhura në drejtim të KLSH se kallëzimi penal ndaj ministrit të energjisë Damian Gjiknuri dhe avokates së shtetit Alma Hicka janë të qëllimshme politikisht. KLSH, përmes një letre i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe kryetarëve të grupeve parlamentare që të ngrenë një komision Ad Hoc me ekspertë për të hetuar mënyrën si u mbyll çështja CEZ nga qeveria shqiptare. Institucioni i drejtuar nga Bujar Leskaj ka kërkuar gjithashtu të raportojnë përpara Kuvendit për gjetjet e auditimit të bërë nga KLSH, duke refuzuar t’i përgjigjet akuzave politike dhe duke mundësuar të hedhin poshtë pretendimin se kallëzimi ndaj Gjiknurit dhe Hickës ishte i njëanshëm. Ngritjen e një komisioni AD Hoc të pavarur me ekspertë teknikë dhe ekonomikë të cilët do të vlerësonin realisht dhe me saktësi dëmin nga aktiviteti nën administrimin e CEZ a.s duke përcaktuar në çdo rast përgjegjësitë individuale dhe institucionale për të gjithë aktorët që lejuan këtë situatë me të cilën financave. Gjithashtu KLSH rekomandon që auditimi i shoqërisë në vijimësi të bëhet nga një auditues i përcaktuar nga Kuvendi duke shtuar edhe detyrimin që të raportojë në një seancë publike për konkluzionet që denoncuan një abuzim galopant prej 479 milionë euro.
Letra e plotë e Kontrollit të Lartë të Shtetit
Kontrolli i Lartë i Shtetit, përfundoi auditimin në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë (ME1), në bazë të programit të auditimit nr. 118/1, datë 12.03.2015, i ndryshuar dhe auditimin në Avokaturën e Shtetit (ASII), në bazë të programit të auditimit nr. 264/1. date 17.03.2015, i ndryshuar, për periudhën 01.01.2013 – 31.12.2014 të aktivitetit të këtyre institucioneve. Auditimi në këto dy institucione u iniciua në datë 16.03.2015 dhe përfundoi më datë 27.07.2015. Me shkresat nr. 118/4, datë 03.08.2015 dhe nr. 264/4,03 08.2015, i janë përcjellë MEI dhe ASH projekt-raportet e auditimit dhe më datë 16.09.2015 dhe 14.09.2013 janë organizuar dhe zhvilluar takimet ballafaquese përkatëse.
Një nga çështjet e audituara në të dyja këto auditime, pjesë e aktivitetit të këtyre institucioneve brenda periudhës së auditimit, ka qenë edhe çështja e marrëveshjes se nënshkruar më datë 23.06.2014 për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjes ndërmjet Shtetit Shqiptar dhe CEZ a.s për të cilën duhet theksuar që ne si KLSH kemi audituar vetëm procesin e zhvillimit të negociatave dhe veprimtarinë e Grupit të Punës dhe jo miratimin me ligj të Marrëveshjes nga Kuvendi i Shqipërisë.
Auditim sipas standardeve ndërkombëtare
Në kryerjen e këtyre auditimeve, KLSH shfrytëzoi edhe Raportet e Auditimeve të ushtruara në KESH dhe OSHEE (miratuar me Vendimet nr. 67, date 30.06.2014 dhe nr. 495/19 datë 18.09.2015 të Kryetarit të KLSH), raportet teknike të ekspertëve ndërkombëtare te kontraktuar nga shteti shqiptar, BDO, LLP dhe BBH Berlin, duke respektuar dhe iu përmbajtur me rigorozitet Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit ISSA1 400 “Parimet themelore të Auditimit të Përputhshmërisë”, ISSA1 4000 “Standardi Auditimit të Përputhshmërise , ISSA 300 “Standardet e Fushës së Auditimit Shtetëror” (evidenca e auditimit), ISSAI 1500 “Evidencat e Auditimit”, ISSAI 200 “Standardet e përgjithshme të Auditimit Publik, kujdesi i duhur profesional”, ISSAI 1610 “Përdorimi i punës së audituesve të brendshëm , ISSAI 1620 “Përdorimi i punës së një eksperti auditimi”, materialet dhe observimet drejtuar grupit tc auditimit.
Vlen të theksohet fakti që në auditimin e procedurave të ndjekura nga Grupi i Punës (pjesë e të cilit ishin edhe Ministri i MEI në cilësinë e Kryetarit dhe Avokati i Shtetit në cilësinë e anëtarit të Grupit të Punës) krijuar në bazë të VKM nr. 969, datë 25.10.2013 “Për ngritjen e grupit të punës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe Shoqërisë CEZ a.s” dhe nominuar me emra konkret me Urdhrat e Kryeministrit nr. 228, date 2 12 2013 dhe nr. 181, datë 18.06.2014, u evidentua një mungesë totale dokumentare ne lidhje me veprimtarinë dhe vendimmarrjen e këtij grupi, nga momenti i krijimit të tij deri në momentin e nënshkrimit të Marrëveshjes për Zgjidhjen me Mirëkuptim të datës 23.06.2014. Mos dokumentimi i punës së këtij grup në lidhje me; mbledhjet që mund të jenë zhvilluar brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, analizat që mund të kenë bere pretendimeve të deriatëhershme të Shtetit Shqiptar apo shoqërisë CEZ a.s, analizat qe mund ti kenë bërë raporteve të ekspertëve ndërkombëtar të kontraktuar nga Shteti Shqiptar, veçanërisht BDO LLP dhe përfaqësuesit ligjor Derains & Gharavi. analizave që mund t’i kenë bërë pretendimeve të CEZ a.s të bëra gjatë procesit të negocimit dhe verifikimit të këtyre pretendimeve. mbrojtjen që mund ti kenë bërë gjatë negocimit pretendimeve të mëparshme te ngritura nga Shteti Shqiptar dhe interesave të tij të ligjshme, dhe mbi të gjitha, diskutimin dhe miratimin nga të gjithë anëtarët e Grupit të Punës të draft-marrëveshjes përpara nënshknmit të saj bic ndesh me përcaktimet e bëra në nenin 16 dhe 17 të Ligjit nr. 8480. date 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, si dhe në pikat 2 dhe 5 të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 228. datë 02.12.2013 “Për përcaktimin e përbërjes së grupit të punës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe Shoqërisë CEZ a.s”, duke ngritur kështu pikëpyetje serioze në lidhje me punën dhe veprimtarinë e këtij Grupi Pune në drejtim të mbrojtjes dhe përfaqësimit te interesave të ligjshme të Shtetit Shqiptar.
Procedura e ndjekura dhe vendimmarrja e kryenegociatorit
Në referencë të gjetjeve kryesore të auditimit të zhvilluar në MEI, përsa i përket procedurave të ndjekura dhe vendimmarrjes së Grupit të Punës në lidhje me negocimin dhe nënshkrimin e Marrëveshjes për Zgjidhjes me Mirëkuptim, në Raportin Përfundimtar të Auditimit të KLSH, evidentohet fakti që nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është shkaktuar një dëm ekonomik në shumën 479 milionë euro.
Në këtë vlerë dëmi ekonomik, KLSH ka llogaritur vetëm:
1) Shifrën totale prej 95 milion euro, e cila përfaqëson vlerën e pretenduar nga CEZ a.s dhe të dakordësuar për tu paguar nga Shteti Shqiptar në Marrëveshjen për Zgjidhjen me Mirëkuptim, për të cilën Raporti i Auditimit të KLSH-së evidenton faktin që nga ana c Grupit të Auditimit nuk janë marrë parasysh konstatimet dhe problematikat e theksuara në raportin e BDO LLP në lidhje me huat dhe detyrimet kontraktore të pretenduara nga ana e CEZ a.s.
2) Vlerën prej 352 milion euro, e cila përfaqëson detyrimet e prapambetura financiare të CEZ sh.a. (të shkaktuara nga keqmenaxhimi i kësaj shoqërie përgjatë periudhës 2009 – 2012) të cilat u morën përsipër për tu mbuluar nga Shteti Shqiptar. Kjo vlere përfaqëson diferencën midis detyrimeve afat-shkurtra totale me të drejtat afat-shkurtra të pranuara, përfshirë këtu edhe vlerën e të ardhurave të CEZ Shpërndarje sh.a, te pretenduara si të arkëtueshme nga Ministri i ME1 (bazuar kjo në pasqyrat financiare te vetë shoqërisë).
3) Vlerën prej 32 milionë euro, e cila përfaqëson zvogëlimin në vlerë, apo zhvlerësim, e 24% të aksioneve të Shtetit Shqiptar në CEZ sh.a, të cilat nga 32 milion euro ne momentin e privatizimit u shndërruan në zero, më datë 21 Janar 2013.
Theksojmë që dëmi i mësipërm ekonomik, që i është shkaktuar Shtetit Shqiptar, nuk është dëmi i vetëm. pasi siç evidentohet edhe në raportin e ekspertët ndërkombëtar BDO LLP te kontraktuar nga Shteti Shqiptar, ekzistojnë një sërë çështjesh dhe pretendimesh të tjera te lidhura me kostot oportune që do ti duheshin Shtetit Shqiptar për ta kthyer shoqërinë CEZ sh.a (OSHEE) në parametral normal të funksionimit, vlera e të cilave sipas përllogaritjeve paraprake të vetë ERE varion nga 185 miliard lekë deri në 218 miliard lekë.
Pamundësia kushtetuese për të hetuar kompanitë private
Në vlerësim të gjetjeve dhe konstatimeve të këtij auditimi të KLSH-së të ushtruar në MEI, nisur nga fakti që KLSH në respektim të kompetencave të tij Kushtetuese dhe ligjore e ka te pamundur të auditojë veprimtarinë dhe aktivitetin e kompanive private në të cilat Shteti Shqiptar zotëron më pak se 50% të aksioneve (sidomos përsa i përket shoqërive te tjera te CEZ a s, CEZ Trade dhe CEZ Albania, të cilat ishin krijuar dhe funksiononin si një trekëndësh abuzimi, në fshehje dhe mbulim te aktivitetit real të kompanisë CEZ a.s.), si dhe fakti që në shkaktimin e këtij dëmi tepër të rënd ekonomik, me përgjegjësi edhe penale, janë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë vetë strukturat përkatëse institucionale te ngarkuara me detyron dhe përgjegjësinë e përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të Shtetit Shqiptar, shtrohet si domosdoshmëri ngritja e një komisioni të pavarur ad-hoc, me eksperte te ndryshëm teknik, jurist dhe ekonomik, të cilët do të vlerësonin realisht dhe me saktësi demin ekonomik të shkaktuar Shtetit Shqiptar gjatë dhe nga aktiviteti i CEZ a.s, duke përcaktuar ne çdo rast përgjegjësitë individuale dhe institucionale të të gjithë aktorëve dhe faktorëve qe çuan dhe lejuan në degradimin e financave dhe keqmenaxhimit të kësaj shoqërie, si dhe evidentojnë koston totale oportune që tashmë do ti duhet OSHEE për tu kthyer ne parametral normal të funksionimit, evidentuar më qartë në rekomandimin përkatës te Vendimit nr 140, datë 30.09.2015 të Kryetarit të KLSH-së, i cili shprehet: “Nisur nga vlerësimet e bëra të cilat rezultuan kryesisht nga analiza e dokumentaconeve te prodhura nga ekspertë të huaj apo raporte auditimi të publikuara, për shkak te mos legjitimitetit tone për të audituar kompani private dhe aktivitetet e tyre, si dhe faktit qe besojmë se interesat e shtetit janë dëmtuar rëndë me këtë marrëveshje jo pse u zgjidh me mirëkuptim por paaftësinë/neglizhencën e treguar në negocimin duke trashëguar jo vetëm një detyrim për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë pas kësaj, por duke e lënë në kushtet e një humbje që kërkon kohë të gjatë për tu rikuperuar. Kjo situate e verifikuar pas kësaj marrëveshje e bën të pamundur një proces privatizimi të ri dhe tërheqjen e investitorëve strategjik duke nënkuptuar vite të vështirë për vendin lidhur me menaxhimin e sistemit energjitik. Në këto kushte i rekomandoj Kuvendit të Shqipërisë:
Sugjerojnë ngritjen e një komisioni të pavarur
Ngritjen e një komisioni ad-hoc të pavarur, me ekspertë teknik dhe ekonomik të cilët do të vlerësonin realisht dhe me saktësi dëmin nga aktiviteti nën administrimin e CEZ a.s, si dhe do të përcaktonin mundësinë më të mirë për një rimëkëmbje të Operatorit të Shpërndarjes mbi baza të monitorimit të kujdesshëm të të gjithë treguesve për periudhën e tanishme, duke përcaktuar në çdo rast përgjegjësitë individuale dhe institucionale për të gjithë aktorët që lejuan këtë situatë me lë cilën fmancave publike u shtohet një dëm me efekte në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë. Të kërkohet një disiplinë e fortë financiare dhe një kontroll i vazhdueshëm nga Kuvendi, për cdo investim dhe vendimmarrje strategjike lidhur me Operatorin e Shpërndarjes, për të mundësuar me hapa konkretë përmirësimin e gjendjes së verifikuar.
Rekomandojmë që auditimi i shoqërisë në vijimësi të bëhet nga një auditues i përcaktuar nga Kuvendi, duke shtuar edhe detyrimin që të raportojë në një seancë publike për gjetjet dhe konkluzionet e misioneve të përfunduara. “
Siç jeni në dijeni, KLSH me shkresën nr. 118/13, datë 12.10.2015, ka depozituar pranë organit të Prokurorisë së Përgjithshme kallëzimin penal për Ministrin e MEI, Z. Damian Gjiknuri dhe Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, Znj. Alma Hicka, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Në lidhje me këtë kallëzim penal apo konstatimet, gjetjet dhe shkeljet të cilave ai u referohet, KLSH në respekt të pavarësisë dhe integritetit të tij Kushtetues, është përpjekur ti qëndrojë larg debatit dhe qëndrimeve të ndryshme politike që u zhvilluan këtë periudhë në lidhje me çështjen e Marrëveshjes për Zgjidhjen me Mirëkuptim të datës 23.06.2014 apo çështjeve të tjera që lidhen me të.
Ballafaqim me Ministrinë e Energjisë
Kështu auditimi i KLSH-së në MEI, i iniciuar më datë 16.03.2015 ka përfunduar më datë 27.07.2015 dhe Projekt Raporti i Auditimit i është përcjellë MEI më datë 03.08.2015. Pavarësisht takimit ballafaques të zhvilluar më datë 16.09.2015, nga ana e Ministrit të MEI me shkresën nr. 723/43, datë 18.09.2015, u kërkua që të realizohej edhe një takim ballafaques me të gjithë anëtarët e tjerë të Grupit të Punës të ngritur për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe CEZ a.s. në përgjigje të kësaj kërkese, KLSH me shkresën nr. 118/9, datë 23.09.2015, i konfirmoj Ministrit të MEI gatishmërinë institucionale për organizimin e këtij ballafaqimi duke i kërkuar që në cilësinë e Ministrit të MEI, Kryetarit të Grupit të Punës, dhe kërkuesit të drejtpërdrejtë të këtij ballafaqimi, të merrte masat e nevojshme për njoftimin dhe pjesëmarrjen e të gjithë personave të interesuar në takimin ballafaques që do të zhvillohej më datë 28.09.2015, ora 10.00 në ambientet e KLSH. Pavarësisht kësaj kërkese të Ministrit të MEI, më datë 28.09.2015, në ambientet e KLSH-së. nuk u paraqit asnjë prej anëtarëve të Grupit të Punës, për të marrë pjesë në ballafaqimin e kërkuar. Për rrjedhojë, në përmbyllje të procedurave të auditimit, me shkresën nr. 118/12 datë 12.10.2015 është përcjellë në MEI, Raporti Përfundimtar i Auditimit i datës 30.09.2015. Pavarësisht, përpjekjes tonë për të mos u përfshirë dhe mos ndikuar në debatin dhe qëndrimet politike të kohëve të fundit në lidhje me çështjen e CEZ, sërish, çka edhe pritej, Raporti i Auditimit të KLSH-së dhe kallëzimi ynë penal, janë interpretuar si të njëanshëm dhe të qëllimshëm politikisht.
Përfundimet e raportit të auditimit 
Pa dashur të përfshihemi institucionalisht në vorbullën politike dhe mediatike të trajtimit të kësaj çështjeje, duke i qëndruar sërish besnik parimit të mos cënimit të integritetit dhe pavarësisë që kërkon çdo auditim i KLSH-së, në kushtet kur çështja e negocimit dhe nënshkrimit të Marrëveshjes për Zgjidhjen me Mirëkuptim të mosmarrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe CEZ a.s është një çështje shumë sensitive, jo vetëm për Kuvendin por edhe për vetë opinionin e gjerë publik, bazuar në përcaktimet ligjore të bëra në pikën 1/ç dhe 2 të nenit 31 të Ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, po ju dërgojmë bashkëlidhur Raportin Përfundimtar të Auditimit të ushtruar në MEI si dhe Vendimin e Kryetarit të KLSH nr. 140, datë 30.09.2015, duke kërkuar njëkohësish organizimin nga ana Juaj të një seance të posaçme dëgjimore në të cilën ne si KLSH do të raportojmë në lidhje me këtë auditim, gjetjet dhe konkluzionet e tij, si dhe do ti kthejmë përgjigje të gjithë atyre që kanë keqinterpretuar punën tonë. Ne nuk dëshirojmë ti kundërpërgjigjemi me të njëjtën gjuhë dhe jashtë kontekstit institucional, çfarëdolloj aludimi apo përpjekjeje për ta transformuar dhe etiketuar punën tonë audituese si një goditje e qëllimshme politike karshi ekzekutivit, dhe nga ana tjetër, as nuk mund të tolerojmë përbaltjen e qëllimshme të integritetit tonë institucional. për më tepër nga ata zyrtarë të lartë të administratës shtetërore që janë akuzuar drejtpërsëdrejti në raportin tonë të auditimit. Për rrjedhojë, organizimin i një seance të posaçme dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë, do ti shërbente jo vetëm qartësimit Kuvendit dhe të opinionit publik. agjentë të të cilëve ne konsiderohemi, por edhe normalizimit të mënyrës sipas të cilës duhet të funksionojnë dhe operojnë institucionet shtetërore, duke e trajtuar tashmë çështjen në një nivel institucional, teknik dhe jashtë kontekstit apo qëllimeve politike.
Sigal