Bujar Leskaj: Korrupsioni i shkakton humbje Shqipërisë 200 milionë euro në vit

596
Sigal

Shqipëria humb 200 milion euro në vit nga korrupsioni. Deklarata u bë nga kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj.

Leskaj: Sipas të dhënave të Bankës Botërore në botë sot mbi 1 miliard dollarë në vit humbasin nga korrupsioni. Në Shqipëri sipas të dhënave dhe auditimeve nga Kontrolli i Lartë i Shtetit rreth 200 mln euro janë humbje nga korrupsioni.Kostoja e korrupsionit nuk është thjesht vjedhja e fondeve publike, kostoja e vërtetë është sabotimi i së ardhmes që shprehet në më pak spitale, shkolla, ujë, rrugë dhe energji.Po kështu edhe thithja e investimeve varet nga transparenca dhe eficensa e institucioneve publike.

Leskaj u ndal gjatë edhe në auditimin e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë, duke tërhequr vëmendjen për zvarritjen e çështjes. Ai tha se duhet të shtohen fondet.

Leskaj: Nga neglizhenca në hartimin dhe mnosnxjerrja në kohë e akteve nënligjore nga organet shtetërore për zbatimin e detyrimeve e parashikuara në ligj, ish të dënuarit dhe të përdjekurit politik nuk përfituan plotësisht dhe në kohë nga zbatueshmëria e plotë e kuadrit ligjor. Për rrjedhojë janë krijuar pasoja serioze dhe në reabilitimin e tyre. Nga institucionet shtetërore përgjegjëse jo vetëm që nuk janë realizuar detyrimet ligjore ndaj tyre, por dhe nuk ka një datë të saktë se kur do të mbarojë procesi i dëmshpërblimit, duke e shtyrë kështu për një periudhë të pacaktuar reabilitimin e plotë të kësaj shtrese. Aktualisht gëzojnë statusin e ish-të përndjekurit 42 777 persona sipas Institutit të Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë megjithëse kjo shifër kontestohet nga Instituti i Studimit të Krimeve të Komunizmit, sipas të cilit kjo shifër mendohet të jetë dy herë më e lartë, rreth 100 000. Çështja vazhdon të zvarritet. 26 vjet pas rënies së komunizimit ata kanë përfituar vetëm 1/3 e dëmshpërblimit. Përsëris një rekomandim të kahershëm të KLSH, 20% i të ardhurave nga privatizimi i sektorëve strategjikë të shkojë për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve dhe ish-të përndjekurve politikë, 30% për privatizim dhe 50% për shlyerjen e borxhit.