Bujar Leskaj, drejtuesi dhe politikani që bëri bashkë të gjithë drejtuesit e KLSH

164
Institucioni i Kontrollit të Lartë në shtetin shqiptar e ka fillesën e vet jo shumë larg në kohë. Më 1925, Asambleja Kombëtare miraton të parin Statut Themeltar të Shtetit Shqiptar (Kushtetuta). Në vitet 1928-1939, vendi drejtohet nga një monarki institucionale. Në Statutin Themeltar të Mbretërisë Shqiptare, kontrolli shtetëror pëson perfeksion në formë dhe përmbajtje. Në këtë Statut (Kushtetutë), financat e shtetit kontrollohen nga Këshilli Kontrollues i cili merr atributet e një organizmi të pavarur.
Në vitet 1939-1944, Shqipëria pushtohet nga forcat e koalicionit nazifashist dhe pezullohet aktiviteti i këtij institucioni suprem. Në 1945, Këshilli Antifashist Nacional Çlirimtar, i cili kishte atributet e një Parlamenti, institucionalizon kontrollin shtetëror nëpërmjet një Këshilli Kontrollues. Në Gusht 1946 bëhet riorganizimi tërësor i organeve të kontrollit, si në formë edhe në përmbajtje. Me ligj të veçantë të Kuvendit Popullor krijohet Komisioni i Kontrollit të Shtetit. Në Janar 1950, me disa ndryshime në ligjin organik, këtij institucioni i kufizohet rrethi i objektit të kontrollit. 
Në vitet 1952 dhe 1959, në vartësi të situatës politike dhe gjendjes social-ekonomike të vendit, dispozitat ligjore për Kontrollin Shtetëror pësojne ndryshime parciale. Më 1966 suprimohet Komisioni i Kontrollit të Shtetit. Ky organ riorganizohet në formën e një Inspektimi Shtetëror. Këtë formë ai e ruajti deri në vitin 1987. Në vitin 1987, me dekret të veçantë, rikrijohet Komisioni i Kontrollit të Shtetit, thuajse me atë organizim, objektiva dhe kompetenca që kishte ky organ në vitet e mëparshme. Ky institucion vazhdoi të veprojë deri në fund të vitit 1991. Më 1992, me ligj të veçantë, krijohet institucioni supreme i kontrollit të shtetit. Ky institucion u emërtua Shërbimi i Kontrollit të Shtetit.

Ngjarje kryesore nga veprimtaria e KLSH

1. Dekret Ligja e 20 majit 1925 “Pёr Këshillin kontrollues”, i nënshkruar nga Ministri i Financave dhe Zv/Ministёr i Punёve tё Jashtme Mufid Libohova, Ministri i Punёve tё Brendshme Ceno Kryeziu, Ministri i Punёve Botore dhe Bulqёsisё Koço Kotta. 
2. Institucioni i auditimit tё financave tё shtetit shqiptar ka ndryshuar 6 herё tipologjinё e emërtimit dhe modelimin e vet: Këshilli Kontrollues (20.5.1925 deri 14.8.1946); Komisioni i Kontrollit tё Shtetit (16.4.1959-17.3.1966 dhe 22.1.1987- 31.8.1992); Inspektimi i Shtetit (17.3.1966 – 22.1.1987); Ministria e Kontrollit (16.4.1959- 1959), Shërbimi i Kontrollit tё Shtetit (31.8.1992- 23.12.1997) dhe Kontrolli i Lartё i Shtetit (1997 deri mё sot).
3. 23 drejtues kanё udhëhequr dhe drejtuar veprimtarinë e kёtij instituti tё rёndёsishёm të mirёmenaxhimit dhe administrimit të pёrgjegjshёm tё pasurive, financave dhe fondeve publike. Pesё prej tyre kanë kryesuar KLSH pёr periudha mё pak se gjysmë viti: A. Kaza 3,5 muaj nё vitin 1990; B.Kolaneci, janar-shkurt 1991; Y.Memisha, vetëm disa muaj nё vitin 1991; A. Karamuça afro 6 muaj nё vitin 1991; Z.Pepa, 3,5 muaj nё vitin 1991. Rekordi i qarkullimeve nё postin e kryetarit tё KLSH ёshtё shënuar gjatё tre vjeçarit 1990-1992, ku janё ndërruar 6 drejtues. Midis 23 drejtuesve, karrierën mё jetëgjatë nё gjithё historikun 90 vjeçar tё institucionit e ka shënuar Shefqet Peçi prej 14 vitesh.
4. Kanё mbajtur postin e ministrave tё qeverisё, 3 prej drejtuesve tё kontrollit tё shtetit si Ministra tё Kontrollit: Pandi Kristo, Manush Myftiu (1952-1954) dhe Shefqet Peçi (1954-1959).
5. 3 prej titullarëve tё KLSH kanё përsëritur mandatet: Manush Myftiu, nё vitet 1950-1952 dhe 1989-1990, Shefqet Peçi 1947-1948 dhe 1954-1966 si dhe Spiro Koleka 1949-1950 dhe 1966-1970.
6. 3 drejtues të KLSH kanё qenë “Doktor i shkencave“: Dr. Rrok Gera, Dr.Blerim Çela dhe Dr. Bujar Leskaj.
7. Drejtues dhe partikaë kanë qenë: Shefqet Peçi, Kiço Kasapi, Pandi Kristo, Manush Myftiu dhe Spiro Koleka. Ish kreu i KLSH, Blerim Çela, ushtroi detyrën e kryetarit tё institucionit pa u shkëputur nga angazhimi politik (PD), 2 prej kryetarëve tё KLSH konsumuan tё plotë mandatin 7 vjeçar M. Kërçuku dhe R. Çeku.
7. janë dënuar 5 kryetarё tё KLSH: Fejzi Bej Alizoti u dënua me pushkatim nё 1946; Rrok Gera u dёnua me 20 vjet heqje lirie; Xhaferr Ypi u vra nga njё bombë ajrore; Manush Myftiu u arrestua nё vitin 1991, kurse Shefqet Peçi vdiq nё qeli.
12. KLSH ka aderuar nё institucionet ndërkombëtare si INTOSAI (1984) dhe EUROSAI. 13. Me Vendimin e Kryesisë sё KANÇ-it, nr.103, datё 09.08.1945 u caktua përbërja e magjistraturës së Këshillit Kontrollues, me përbërje: Dr.Faik Shatku-Kryetar; Av.Nonda Papuli-Anёtar dhe Llambi Aleksi-Anёtar. 
14. KLSH ka nënshkruar mbi 10 marrëveshje bashkëpunimi të ndërsjelltë me institucionet ndërkombëtare homologe, ku bëjnë pjesë Zyrat e Auditimit Kombëtar të vendeve ballkanike e europiane apo Gjykatat e Llogarive. KLSH ka bërë marëveshje me simotrat e tij në Kosovë, Maqedoni, Bosnje, Austri, Kroaci, Mali i Zi, Turqi, Poloni dhe Slloveni. 
Pritje madhështorë në Pallatin e Brigadave
Kryetari i KLSH Bujar Leskaj ka organizuar dje një pritje madhështore në pallatin e brigadave ku anë marrë pjesë personalitete të shquara nga Kuvendi, Qeveria, Presidenca, trupi diplomatik dhe të ftuar na shumë vende të botës. Disa prej këtyre personaliteteve janë nderuar me urdhëra e medalje nga kreu i KLSH.
Ceremoni solemne në Kuvendin e Shqipërisë
Kontrolli i Lartë i Shtetit, sot më datë 26 Maj 2015, ora 10:00-12:00 organizon në Sallën c Seancave të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ceremoninë me rastin e 90 – vjetorit të krijimit të institucionit. Axhenda e kësaj veprimtarie vijon si më poshtë:
• Përshëndetje nga Kryetari i Kuvendit të Rcpublikës së Shqipërisë, Z. Ilir META.
• Përshëndetje nga Sekrctari i Përgjithshëm i Presidencës, lexon përshëndetjen c Presidentit të Republikës, Z. Bujar NISHANI.
• Përshëndetje nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Z. Bashkim DEDJA.
• Përshëndetje nga Presidenti i Gjykatës Europiane të Audituesve, Z. Vitor Manuel da SILVA CALDEIRA.
• Përshëndetje nga Presidenti i Gjykatës Austriake të Auditimit dhe Sekretar i Përgjithshem i INTOSAI-t, Dr. Josef MOSEK.
• Përshëndetje nga Zv/Presidenti i EUROSAI-t dhe Presidenti i Gjykatës së Llogarive të Turqisë, Prof. As. Dr. Recai AKYEL.
• Përshëndetje nga Mesazhi i Kontrollorit të Përgjithshem të Zyrës së Auditimit të Qeverisë së SHBA, Z. Gene DODARO.
• Në emcr të Akademisë së Shkencave, Prof. Dr. Anastas ANGJELI.
• Përshëndetje nga Përfaqësues i Shoqatave të Profesionistëve të Fushës sc Ekonomisë, Prof. Dr. Jorgji BOLLANO.
• Në emër të ish Audituesve, Z. Bashkim SPAHIJA.
• Fërshëndetja e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Z.Bujar LESKAJ.
Gjatë zhvillimit të kësaj ceremonie, Presidentit të Gjykatës Austriake të Auditimit dhe Sekretarit të Pcrgjithshëm të INTOSAI-t, Dr. Josef MOSER do t’i dorëzohct titulli “Për mcrita të veçanta civile” nga Presidenti i Rcpublikës së Shqipërisë, z. Bujar NISHANI.

Bujar Leskaj, drejtuesi që bashkoi të majtën dhe të djathtën

Në 90-vjetorin e KLSH i takoi z. Bujar Leskaj për të qenë në krye të këtij institucioni të rëndësishëm, të cilin e drejton me kompetencë dhe përgjegjshmëri të lartë. Pikëtisht në këtë përvjetor ai bëri bashkë një pjesë të mirë të drejtuesve të KLSH në periudha të ndryshme kohore, por edhe të jetë një figurë që bashkon të majtën dhe të djathtën. Ai ka lindur në 3 korrik 1966, në Vlorë. Ka studiuar në Fakultetin Gjeologji-Miniera ,1990 për inxhinier nafte; në Fakultetin e Ekonomisë, Dega Financë, 1998 për ekonomist dhe Fakulteti i Drejtësisë, 2002, për jurist. Gjithashtu ka studiuar në Universitetin e Nebraskës – Lincoln, SHBA, Departamenti i Menaxhimit (Diplomë për mësimdhënie në nivel masteri në Administrim publik), shkurt-qershor 2003; ka marrë titullin avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve, 2004;
Ka kryer specializim në Universitetin Bamberg, Gjermani, 2005 dhe studime të thelluara pasuniversitare pranë Fakultetit të Ekonomisë (2002-2006). Është Master në Financë (Qershor 2006 ) dhe Doktor i Shkencave Ekonomike (2009).
Veprimtaria profesionale
1997 (prill-gusht): Nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave,
2000-2005 pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë, Lektor i lëndës “Paraja dhe Banka”,
2005 – 2009 pedagog i jashtëm në UT, Fakulteti i Ekonomisë,
Tetor 2009 e në vazhdim pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë, Lektor i lëndëve “Paraja dhe Banka”, “Financë”.
Veprimtaria politike
1997 (janar): anëtar aktiv i PD-së;
2001-2005: anëtar i Bordit financiar të PD-së;
2001 e në vazhdim: anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së zgjedhur nga Kuvendi i 7-të, i 8-të (2005) dhe i 9-të (2009), Kombëtar të Partisë;
2005 – 2009: Deputet i Kuvendit te Shqipërise Legjislatura: XVII, Zona zgjedhore: 94, Qarku: Vlorë, Nr. i votave: 6272, Përqindja: 48%
Shtator 2005 – Mars 2007: Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit
2007 – 2009. Anëtar i delegacionit të përhershëm të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Drejtues të KLSH nga 1925 deri në 2015

Rrok Gera
Eqerem Libohova
Lame Kareco
Fejzi Alizoti
Xhafer Ypi
Llambi Aleksi, Këshilli Kontrollues
Kolë Thaçi, Këshilli Kontrollues
Dr.Faik Shatku
Pandi Kristo, Ministër pa portofol 
Shefqet Peçi, Kryetar i Kontrollit të Shtetit, 1947-1948 dhe 954-1966.
Manush Myftiu, Kryetar i Kontrollit të Shtetit , 1952-1954 dhe 1989-1990.
Spiro Koleka, Kryetar i Kontrollit të Shtetit, 1949-1950 dhe 1966-1970.
Ali Kaza 3,5 muaj nё vitin 1990. 
Bujar Kolaneci, janar-shkurt 1991. 
Ylber Memisha, vetëm disa muaj nё vitin 1991. 
Alfred Karamuça, afro 6 muaj nё vitin 1991. 
Zyhdi Pepa, 3,5 muaj nё vitin 1991.
Blerim Çela
Mustafa Kërçuku
Robert Çeku
Bujar Leskaj