Britania në alarm prej grupeve mafioze të drejtuar nga shqiptarët, zbulohet pse janë fuqizuar kohët e fundit

575
Rreth 100 pjesëtarë të grupeve mafioze shqiptare që merren me shpërndarjen e drograve të forta në Britaninë e Madhe janë duke u hetuar nga Scotland Yard.
Polica Metropolitane dhe Agjencia Kombëtare e Antikrimit (NCA) gjatë viteve të fundit ka hetuar dhe çuar para drejtësisë 130 pjesëtarë të grupeve kriminale, që janë dënuar me akuza për shpërndarje të lëndëve narkotike me vlerë disa dhjetëra milionë sterlina. Të dënuarve u janë bllokuar sasi lëndësh narkotike, kryesisht kokainë dhe heroinë, si dhe shuma të mëdha monetare.
Sipas gazetës “Evening Standard” të Londrës, zyrtarët thonë se suksesi ka bërë që kriminelët të përdorin mënyra komplekse për fshehjen e kokainës nëpër hapësira të posaçme të krijuara brenda makinave dhe kamionëve të tonazhit të rëndë.
Shumica a korrierëve janë emigrantë ilegalë të pajisur me letra identiteti falso greke dhe italiane, që shiten për 12 mijë euro ose u jepen borxh trafikantëve.
Statistikat e Home Office tregojnë se sasitë e drogës së kapur janë rreth 30 për qind më të larta në krahasim me vitin e kaluar. Zyrtarë britanikë kanë kapur 5.516 kilogramë drogë që nga viti 2003.
Sipas Steve Benett, numrit dy të Departamentit të Inteligjencës të NCA-së, e cilësuar si FBI-ja britanike, “suksesi i trafikantëve shqiptarë është ngritur më shumë në reputacionin e tyre si të besueshëm, sesa për dhunën, siç portretizohen në flimin “Taken”, ku Luan aktori Liam Neeson”.
Sipas tij, “ata janë partnerë të mirë biznesi sesa partnerë të frikshëm”.
Sipas “Evening Standard”, Agjencia Kombëtare e Antikrimit ka dy zyrtarë të saj të stacionuar në Shqipëri, ku po grumbullojnë informacione për rrjetet kriminale, por lidhjet e ngushta familjare të klaneve mafioze e bëjnë të vështirë depërtimin në këto rrjete.
Muajt e fundit trafikantët shqiptarë kanë filluar të udhëtojnë drejt vendeve të Amerikës së Jugut, ku është origjina e kokainës, për të arritur marrëveshje të drejtëpërdrejta me kartelet e drogës.
Sigal